
Ahmeti: Gostivari ka stagnuar, me Bejtën do ecin punët
Tubimin e radhës parazgjedhor, Dega e Bashkimi Demokratik për Integrim, e mbajti në Vrapçishtë dhe Debresh të Gostivarit. I pranishëm në tubim ishte edhe vetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kandidati për kryetar komune, Nevzat Bejta, Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Nexhat Jakupi, bartësi i listës së këshilltarëve, Nasir Musliu dhe kandidati për këshilltar nga Debreshi, Muhamed Useini.
Shefi i shtabit komunal zgjedhor, Adnan Jashari para bashkëfshatarëve të tij në Debresh, tha se ky fshat ka nevojë për realizimin edhe të disa projekteve me rëndësi, por ai theksoi se në këtë fshat, në kohën kur kryetar i Gostivarit ishte Nevzat Bejta janë realizuar shumë projekte të rëndësishme, si ujësjellësi, hapja dhe rregullimi i disa rrugëve, rregullimi i shkollës, ambulantes dhe projekte tjera.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Nevzat Bejta, energjitë e veta do i vendosë në dispozicion të përparimit të komunës.
“Pse duhet të votohet Nevzati 'zullumqari'. Po, Nevzat Bejta është 'zullumqar' sepse prishi shtëpi ku janë pushkatuar shqiptar dhe preu plepa që mund të rrezoheshin e të vrisnin fëmijë dhe ato hapësira i ka mbjellë me lule. Nuk e them unë, por është i vetmi person që ka vepruar me guxim. Njerëzit përsëri vlerësojnë punën, e kemi vlerësuar dhe ne, prandaj përsëri u përcaktuam për Nevzatin. Është punë e lodhshme të drejtosh Komunën e Gostivarit dhe të japish dorëheqje nga posti ministër, që është një post me shumë komoditet sepse nuk i ka vështirësitë e Gostivarit për ujë, rrugë... Nevzati jo s’kthehet ministër. Rufi Osmani të kishte bërë punë të mira, ta kishte vazhduar punën e Nevzatit, ne në BDI do pajtoheshim, mirëpo ka stagnim dhe nuk ka potencial. Unë ju siguroj juve se Nevzat Bejta, energjitë e veta do i vendosë në dispozicion të përparimit të komunës. Me Nevzatin komuna do ecë përpara. Mbas Nevzatit fuqishëm do qëndrojmë të gjithë, i gjithë Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ne duam komuna të mira”, tha Ahmeti.
Kandidati për kryetar komune, Nevzat Bejta tha se për fshatin Debresh do të ndërtohet sallë sportive, kanalizim për ujëra të zeza dhe plan urbanistik.
“Pse ai në Debresh nuk bëri madje një metër kanalizim për ujëra të zeza? Kanalizimin ne do ta bëjmë në Debresh, sepse ky projekt është i paraparë në programin tonë zgjedhor. Ne e bëmë projektin, dhamë leje dhe e sollëm ujin në Debresh. Ne nuk patëm kohë për ta ndërtuar edhe kaptazhin, por siguruam 50 mijë euro nga qeveria për vazhdimin e ndërtimit të ujësjellësit në Debresh. Asnjë punë nuk e kemi bërë me koofinancim sepse qytetarët paguajnë tatim, por, nuk e di nga e nxori ai këtë gjë. Mërgimtarëve nuk duhet tu merren para që të realizojnë projekte të komunës ose qeverisë, ata parat e grumbulluara duhet ti shfrytëzojnë për nevoja tjera. Sallën sportive që ne e kemi nisur në Debresh, ka mbetur ashtu siç e kemi lënë para katër viteve. Ju garantoj se ne do ta ndërtojmë sallën këtu në fshatin tuaj. Debreshi ka nevojë për miratimin e planit urbanistik dhe ne do ta bëjmë këtë në mandatin tonë”, tha Bejta, kandidat i BDI-së për kryetar të Gostivarit.
Bartësi i listës për këshilltar, Nasir Musliu tha se në këto zgjedhje dalim me oferta konkrete, të zhvillojmë komunën tonë, të avancojmë rinin tone.
“Na ofrojmë program të qartë për te mirën e çdo qytetari dhe ju sigurojmë se projektet tona, investimet tona do te prekin çdo sfere të jetës: në arsim, në shëndetësi, urbanizëm, ne ekonomi, në kulturë dhe ato do të reflektojnë ne çdo vendbanim te komunës sonë”, tha Musliu.
Debreshi ka kërkesat e veta dhe ato i kemi shtruar në Programin tonë zgjedhorë, tha kandidati për këshilltar, Muhamed Useini. “U premtojmë së i tërë potenciali ynë do të vendoset në shërbimin tuaj. Ne do të punojmë për përmirsimin e infrastrukturës së fshatit Debresh, definitivisht do të përfundojmë punët ndërtimore në sallën e sportit, do të përmirsojmë ndricimin publik, ndërsa do të regullojmë edhe shtratin e zallit (jazit) që kalon përmes fshatit i cili do të bëhet segment i bukur i fshatit e jo segment i shëmtuar që shkakton edhe dëme”, tha Useini.
Para banorëve të Debreshit folën edhe ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi dhe koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së Nexhati Jakupi. (INA)
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ju lutem mos jepni deklarata teorike, ideologjike, mitike, por jepni shifra.
Prandaj na thoni se ku ka shtagnuar, si do te beni ju permiresime? Sa investime do te beni? Sa para keni siguruar? Etj.
Shqiptarisht Mërkur Bua Shpata!
Publikoni komentin tuaj