advertisement
Fillimi | Maqedoni | Rektorati i USHT pritje për studentët e dalluar
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Rektorati i USHT pritje për studentët e dalluar

Rektorati i USHT pritje për studentët e dalluar

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti, realizoi një takim me studentët që kanë shënuar suksese të larta gjatë studimeve, në të gjithë fakultetet e USHT-së.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i përgjithshëm i USHT-së, Jur. dipl. Adem  Beadini, u bisedua për zhvillimet më të reja në Universitet, procesin mësimor-shkencor dhe të arriturat që ka shënuar së fundi ky institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

“Sukseset tuaja që keni arritur, përkushtimi për të fituar dije në lëmin e shkencës dhe kulturës paraqet nder dhe sukses edhe për Universitetin tonë, dhe vetëm në këtë mënyrë ne do të arrijmë ta ngremë këtë institucion në nivelin e universiteteve prestigjioze”, tha me këtë rast Rektori i USHT-së, Prof.dr.Vullnet Ameti.

Po ashtu, në këtë bashkëbisedim me studentët, drejtuesit e USHT-së i njohën studentët me vendimet e organeve të USHT-së për t’i mbështetur këta studentë që kanë arritur mesatare të lartë gjatë studimeve.

Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti ritheksoi edhe njëherë vendimin që ka miratuar Senati i USHT-së, kohë më parë, për ndihmën që do t’ua jep Universiteti kësaj kategorie të studentëve edhe më tej, për vazhdimin e studimeve dhe punësim.

Kam vlerësuar se përkushtimi dhe suksesi Juaj, duhet të shpërblehet, dhe në këtë mënyrë ne do t’i motivojmë edhe studentët tjerë që të angazhohen më shumë, dhe pikërisht për këtë qëllim, kohë më parë i propozova Senatit të USHT-së, që:

-Studentët e studimeve deridiplomike, me mesatare të suksesit gjatë studimeve, 9.5 e më lartë, do të lirohen nga pagesa e participimit, respektivisht pagesa e semestrave; 

-Studentët e studimeve deridiplomike, me mesatare të suksesit gjatë studimeve, 9.8 e më lartë, që i kanë kryer studimet, mund t’i regjistrojnë studimet e ciklit të dytë pa pagesë; 

-Studentëve të studimeve deridiplomike, me mesatare 10.00, Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’u ndajë bursa studimi jashtë shtetit dhe në të ardhmen do t’u mundësojë të jenë pjesë e stafit akademik të Universitetit, u shpreh Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti dhe potencoi se pas miratimit të këtyre propozim vendimeve, tani kemi kaluar në fazën e implementimit të këtij vendimi të rëndësishëm që janë në funksion  të inkurajimit  të studimeve në ciklet tjera të studimeve dhe në punës kërkimore-shkencore”.

Studentët pjesëmarrës, në takimin e sotëm me Rektorin u interesuan për mundësinë e përfitimit të bursave studimore edhe nga institucionet tjera shtetërore, me theks të veçantë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje të ndryshme me të cilat USHT tashmë ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me instalimin e teknologjisë digjitale dhe shërbimeve të tjera elektronike për nevojat e studentëve të USHT-së.

Vlen të theksohet, se ky grup studentësh, ditë më parë realizoi një takim pune edhe me kryetarin e RM-së, Gjorge Ivanov, ku diskutuan për nevojat dhe problemet e tyre gjatë procesit mësimor, si dhe mundësitë për rritjen e kualitetit dhe nivelit arsimor në vend. (INA)


Vlerëso tekstin
1.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës
Abdulla Qazimoski, kandidati për kryetari i Këshilit tKomunal të Strugës, i propozuar nga kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela,nuk ka marrë votat ...
image
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...
image
Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot ka shpallur konkursin për punësimin e 1.600 personave nga kategoria e grupeve të rrezikuara sociale në vend....
image
Kryetari Bejta fton biznesmenët të investojnë në Gostivar
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti një delegacion nga Turqia, nga kompania “Haznedar”, të kryesuar nga z. Sait Koseoglu dhe drejtori i kompanisë “Vardar Dellomit”, në Gostivar, z. Remzi Abdullai. ...
image
Volebek ligjëratë në UEJL
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, Komisionari i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare (KLPK) Knut Volebek do të mbajë fjalim me ...
image
Loja hipokrite e Qeverisë së Kosovës me kodin telefonik
Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim, Kuvendi miratoi rezolutën për zëvendësimin e tri kodeve aktuale telefonike me kodin e Republikës së Shqipërisë (+355)....
image
Gjermani, 60 për qind më shumë azilkërkues nga Maqedonia gjatë muajit prill
Numri i kërkesave për azil të qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani vazhdon të jetë alarmant. Sipas Shërbimit federal për migracionit dhe refugjatë, në muajin prill ...
image
Durimit po i vjen fundi për Maqedoninë
“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet", deklaroi sot raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë, Richard Hovit. ...
image
Të dyshuarit për “Monstra” s’kanë shtetësi të Kosovës
Dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të cilët janë arrestuar nga ana e policisë së Kosovës, nuk ka pasur dhe ...
image
Delegacioni parlamentar i Maqedonisë vizitë dyditëshe në Prishtinë
Delegacioni parlamentar për çështje evropiane i Parlamentit të Maqedonisë sot po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë. Delegacioni i përbërë nga kryetari i këtij komisioni, ...
image
ONE, promocion për Boom TV
Një freskim i ri me Boom TV. Operatori i telekomunikacionit ONE bën zbritje të abonimit mujor në segmentin e Boom TV për 50%, për të ...
image
TIKA pajisje kompjuterike për Gjykatën e Apelit në Shkup
Në Gjykatën e Apelit - Shkup, sot në mesditë do të realizohet pranim dorëzimi i donacionit të paisjeve kompjuterike nga ana e Agjensionit qeveritar turk ...
image
Më shumë martesa dhe më pak divorce në Maqedoni
Më shumë martesa dhe më pak divorce janë regjistruar në tremujorin e parë të vitit të kaluar në Maqedoni. Sipas të dhënave të publikuara të Enti ...
image
"Dinjiteti" thirrje BDI-së: Bëni presion Kosovës
Partia Politike “Dinjiteti” kërkon nga ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti por edhe nga partia shqiptare në pushtet, që ti bëjë presion diplomatik qeverisë së Kosovës ...
image
Erë, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima
Reshje të rrëmbyeshme prej rreth 30 litra në metër katror dhe vende vende me kushte për paraqitje të izoluar të breshrit priten sot, në orët e mbrëmjes dhe nesër. ...
Next