
Ahmeti: Lata me një vizion për një Dibër më të mirë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ka mbajtur qëndrimin e radhës në Dibër, ku është promovuar kandidati për kryetar komune, Ruzhdi Lata.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se qëndron fuqimisht pas kandidaturës së Latës dhe se do të mbështeten të gjitha projektet dhe përpjekjet e tij për Dibrën.
“Ne jemi përpjekur që gjërat t’i lëvizim, që Dibra të ndryshojë vit pas viti. Dhe, mendoj se gjërat kanë shkuar mirë, por ne duhet t’i bëjmë edhe më mirë”, theksoi Ahmeti.
Kreu i BDI-së apeloi që gjithë shqiptarët të votojnë kandidaturën e Latës, duke bërë thirrje për të ardhur për të votuar edhe diasporës.
Kandidati për kryetar komune, Ruzhdi Lata ka theksuar se ka vizionin dhe projektet e tij për zhvillimin e Dibrës.
“Për mua është një sfidë të gjendem këtu para jush për të dalë me vizion për një Dibër më të mirë e cila duhet të zë vendin e vet në kuadër në trojeve shqiptare ashtu siç thotë Josif Bageri, se ‘Dibra është kërthizë e shqiptarisë’”, ka theksuar Lata.
Ai me këtë rast ka apeluar që kandidatura e tij të votohet edhe nga diaspora në SHBA dhe vendet e tjera të botës, duke shprehur gatishmëri për të qenë në dispozicionin e tyre.
Në këtë tubim ka folur edhe kryetari i deritanishëm, Argëtim Fida ka folur mbi projektet e realizuara gjatë dy mandateve.
Ndërkohë, lideri i Demokracisë së Re (DR), Kastriot Haxhirexha tanimë në koalicion me BDI-në, tha se në garë për Komunën e Dibrës janë disa kandidatë dhe disa lista këshilltarësh. “Nuk dua të flas në detaje për vlerat e përfaqësuesve, prof. Ruzdi Lata dhe Bashkim Mashkulli, janë qytetarë të nderuar dhe të njohur, njerëz të aftë dhe ambiciozë, persona me vizion, por dhe njerëz të fjalës, që si synim kryesor kanë pasur dhe kanë avancimin dhe përparimin e Dibrës, prandaj edhe meritojnë me plotë të drejtë përkrahjen tonë të parezervë. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj