advertisement
Fillimi | Maqedoni | Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit dhe USHT me plane të përbashkëta
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit dhe USHT me plane të përbashkëta

Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit dhe USHT me plane të përbashkëta

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot qëndroi për vizitë Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit Prof.dr.Sinasi Gündüz, i cili u takua me Rektorin, Prof.dr.Vullnet Ameti, i shoqëruar edhe nga Prorektori për marrëdhënie me jashtë, Prof.dr.Arbër Çeliku dhe Prof.dr.Qani Nesimi, mësimdhënës në Fakultetin Filozofik të USHT-së.

Në fillim, Rektori i USHT-së, Prof.dr.Vullnet Ameti, mysafirin e njohu me historikun e Universitetit, me Fakultetet, numrin e studentëve të ciklit të parë dhe të dytë, si dhe me bashkëpunimin me universitetet e njohura, me theks të veçantë universitet publike dhe private nga Republika e Turqisë.

“Ne në Universitetin tonë kemi filluar parapërgatitjet për promovimin e ofertës akademike për vitin e ardhshëm, por njëkohësisht punojmë dhe i kushtojmë vëmendjen e duhur edhe bashkëpunimit me universitetet e njohura, në këtë drejtim edhe me Universitetet nga Republika e Turqisë kemi shënuar rezultate të konsiderueshme  si në promovimin e arsimit të lartë, shkëmbimin e studentëve, profesorëve dhe instruktorëve të gjuhës, shkëmbimin e informacioneve, librave dhe dokumenteve, organizimin e konferencave të përbashkëta, simpoziumeve, kurseve dhe seminareve”, theksoi mes tjerash Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti.

Në takimin e sotëm, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, Prof.dr.Sinasi Gündüz, shprehu kënaqësinë e tij për nivelin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të raporteve ndërinstitucionale, si e vetmja mënyrë për të ngritur nivelin e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë dhe jo vetëm. 

Të dy rektorët konfirmuan gatishmërinë e tyre, që në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi akademik, me qëllim të përfitimeve të përbashkëta për të dy universitetet. (INA)

 

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Java tjetër vendimtare për krizën politike në Maqedoni
Java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. ...
image
"Bomba e 35"-të: Gruevski qëndron pas "Shkupi 2014" (VIDEO)
LSDM sot publikoi materialet e radhës të përgjimeve përmes së cilave zbardhet se kush qëndron pas projektit “Shkupi 2014”. ...
image
“Forbs”: Kush është maqedonasi më i pasur?
Tashmë për të tretin vit me radhë maqedonasi më i pasur është biznesmeni Minço Jordanov, pronar i një numri të madh kompanive metalurgjike ...
image
Peterle takoi Ahmeti dhe Thaçin, inkurajohet dialogu politik
Alojzo Peterle, kryesues i komisionit të përbashkët parlamentar të Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Maqedonisë sot ka takuar kryetarët e dy partive shqiptare në Maqedoni, ...
image
Besim Hoda: S`formoj parti, por po synoj unifikimin e tyre
(Update) Kryetari i OVL së UÇK-së në Maqedoni, Besim Hoda ka theksuar se nuk ka ndërmend të formojë parti politike, por të bëjë unifikimin e ...
image
Borisov: Bullgaria kundër federalizimit të Maqedonisë
 Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Sofje realizoi një takim me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.Në takim mori pjesë edhe shefi i diplomacisë bullgare Daniel ...
image
Gruevskin e injorojnë në Bruksel
Kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski tani më shumë diplomat e injorojnë në Bruksel....
image
Emigrantë sirian sulmohen dhe plaçkiten në Maqedoni
Një grup emigrantësh sërish kanë qenë viktima të një sulmi dhe grabitje në Maqedoni....
image
BESA në Luboten sqaron platformën "Ridefinimi"
 Lëvizja BESA mbrëmë qëndroi në fshatin Luboten të rrethinës së Shkupit, ku u prezantua platform e Lëvizjes “RIDEFINIMI”. Në këtë ngjarje ishin të ...
image
Shërbimet e Kosovës e kanë përgjuar grupin e armatosur 37 ditë para “Kumanovës”
Shërbimet e Kosovës i kanë përgjuar pjesëtarët e grupit të Kumanovës nga 2 prilli ose 23 ditë para se të ndodh rasti “Gushincë”, ...
image
PPD vizitoi tendat e opozitës maqedonase, foto me Zaevin
Partia për Prosperitet Demokratik është solidarizuar me protestën e vazhdueshme të opozitës maqedonase, gjegjësisht partinë partnere LSDM gjatë të së kaluarës. Grupi udhëheqës i kësaj ...
image
Grupi që thotë se udhëheqin Muftininë e Shkupit: Rexhepi kriminalitetin tenton ta mbulon përmes familjes së Harun Aliut!
Ibrahim Shabani, që thekson se akoma është Muftiu legjitim i Muftinisë së Shkupit sot me bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e tij ka dalur me akuzën e ...
image
Familjarëve për rastin "Monstra" po i humbet durimi
Familjet e të dënuarëve për rastin “Monstra” apelojnë që sa më shpejt të qartësohet dhe të publikohen të gjitha materialet e përgjuara....
image
Gruevski po sillet si Janukoviç, i cili në fund humbi gjithçka
Portalet ruse kanë analizuar ndryshimin e qëndrimeve të Nikolla Gruevskit për rrjedhën turke. ...
image
Fajon: Gruevski po krijon perandori të rrejshme
Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se Gruevski po krijon një perandori të rrejshme me mediat proqeveritare. ...
Next