advertisement
Fillimi | Maqedoni | Dibra në protestë, stop ndërtimit të hidrocentralit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Dibra në protestë, stop ndërtimit të hidrocentralit

Dibra në protestë, stop ndërtimit të hidrocentralit

Banorët shqiptarë të Dibrës protestuan sot kundër ndërtimit të hidrocentralit në lokalitetin Fusha e Lukovës, një projekt i promovuar nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Në protestën e organizuar me moton “Sto grabitjes së ujit të lumit Radika” në organizim të shoqatës qytetare “Një dollar për Dibrën” dhe nga shoqata tjera, u kërkua ndalimi i këtij projekti.

Protesta e banorëve dhe e disa shoqatave joqeveritare ishte një mesazh drejtuar qeverive të tre vendeve Kosovë – Maqedoni dhe Shqipëri. Ata apelojnë për të ndaluar masakrën që po i bëhet lumit të Radikës me devijimin e ujërave të tij në një ujëmbledhës, që derdhet në lumin Vardar e më tutje në Egje dhe jo më në Adriatik.

Kjo parashikon që edhe kaskada e Drinit me hidrocetralet e saj do të kenë më pak prurje. Për banoret e Dibrës dhe kreun e komunës, Ruzhdi Latën ky projekt shkatërron florën dhe faunën e pasur të kësaj zone.

Projekti i qeverisë parashikon ndërtimin e një ujëmbledhësi në trekëndëshin Kosovë - Maqedoni-Shqipëri, ku dhe do të ndërtohet një hidrocentral.

“Ne nuk përkrahim projekte që kanë interesa të caktuara rajonale, dhe se ky projekt është i dëmshëm dhe se ne si komunë kemi shprehur qëndrimin tonë kundër. Ne kemi edhe përkrahjen e ministrave tanë shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, por një gjë të tillë kërkojmë edhe nga Shqipëria dhe Kosova”, deklaroi kryetari i komunës, Ruzhdi Lata.

Protestuesit mbanin parulla “Stop grabitjes së ujit të lumit Radika”, “Stop grabitjes së pronave të Dibrës”, “Nuk japim asnjë pikë të ujit tonë”, “Mos na grabisni të ardhmen tonë”.(INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Sejdi në 03/12/2013 01:11:40
avatar
Kohë më parë në mjetet e komunikimit të Serbisë u publikua lajmi, se po punohet për jetësimin e planit për ndërtimin e kanalit lundrues Danub-Moravë-Vardar-Selanik. Me këtë rast thuhej, se ky plan është përpiluar nga ekspert amerikan para rreth 100 vjetësh, dhe se do funksionoj ngjashëm me Gjerdapin, pra nëpërmjet sistemit të kaskadave. Gjithashtu thuhej, se përveç përfitimit financiar nga taksat që do të inkasohen nga anijet të cilat do të shfrytëzonin shkurtimin e rrugës lundruese: portet gjermane-Selanik (për rreth afro 900 km), Serbia dhe IRJ e Maqedonisë do të përfitojnë edhe nga shfrytëzimi i energjisë elektrike e cila do të prodhohej në 7 hidro-centrale, të cilat do të ndërtoheshin në kuadër të këtij projekti. Andaj, mund të besohet, se ndërtimi i këtij liqeni (të Lukovës), synim parësor e ka grumbullimin e rezervave të ujit, për të intervenuar në lumin Vardar (sipas nevojë), për ta mbajtur brenda normave të një kanali lundrues...
Mësohet se ky projekti është dërguar në Kinë, për ta studiuar se sa është i arsyeshëm investimi në te....kinezët kanë shpreh interesim për të investuar në këtë projekt...
Shih:www.Youtube.com/user/dunavmoravavardar; www.blic.rs/Vesti/Ekonomija/407599/Kinezi-tvrde-da-je-kanal-Dunav-Morava-Vardar-isplativ
Kam drojën, deri t'u vinë mëndët të tanëve, mos po u humbin dhentë!
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Ministri Ademi fajëson drejtorët për gjendjen e rëndë të shkollave
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi sot ka drejtuar akuza ndaj drejtorëve të shkollave për kushtet e vështira nëpër shkolla. Ai kritikoi ata duke ...
image
DAP mbylli 11 argjendari në Kumanovë
Policia e Kumanovës së bashku me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT) të mërkurën kanë realizuar aksion kontrolli në 25 ...
image
Maqedoni, në rritje trafiku me qeniet njerëzore
Trafikimi me qenie njerëzore në Ballkanin Perëndimorë është në rritje e sipër përfshirë edhe shtetet si Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Mali i ...
image
Ahmeti – Jenkins: Londra mbështet procesin evrointegrues të Maqedonisë
Londra mbetet mbështetëse e madhe e procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe inkurajon zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit ...
image
Komuna e Gostivarit projekte prioritare për zonat malore
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me Udhëheqësin e Sektorit të Urbanizmit, Jeton Salija dhe përgjegjësin e Zyrës së Projekteve, Pajtim Saiti vizituan ...
image
324 ankesa të qytetarëve të Maqedonisë në Strasburg
Në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg aktualisht janë 324 padi të qytetarëve të Maqedonisë....
image
Kongresi Amerikan shqetësime për çështjen shqiptare në Maqedoni
Në këtë takim të organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane janë shprehur shqetësimet për çështjen shqiptare në Maqedoni. (Video)...
image
Thaçi i shprehë shqetësime emisarit të Ban Ki-Moon
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me ...
image
Gostivar, 3 mijë veshmbathje të reja ndahen e varfëra
Familjet të cilët janë shfrytëzues të mjeteve financiare në Gostivar u pajisen me veshmbathje të reja të cilat janë dhuruar nga Organizata Humanitare “Çare Dare”. ...
image
Partitë maqedonase: Shpallja e Iliridës provokim !?
Partitë maqedonase sot kanë dënuar aktin e shpalljes së Republikës së Iliridës, derisa partitë shqiptare kanë heshtur. ...
image
Veprimtari Qashif Hani u varros me nderime dhe komemoracion në Veleshtë
Veprimtari i dalluar në të gjitha fushat dhe aktivitetet kombëtare shqiptare, e në veçanti për Veleshtën e tij, Qashif Hani, u varros në varrezat e ...
image
Orav takoi edhe Ahmetin për ngjarjet politike në Maqedoni
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka pritur ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Orav diskutuan ...
image
Thaçi – Orav për zhvillimet e fundit në Maqedoni
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve intensive me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend realizoi takim me ambasadorin ...
image
E mitura nga Shkupi arratiset në Siri
Një e mitur nga Shkupi dyshohet se është arratisur në Siri.  Bëhet fjalë për një 15 vjeçare e lindur në Shkup, e cila me familjen ...
image
Gruaja vret bashkëshortin e tij në Koçan
Todor.A nga qyteti juglindor Koçani i Maqedonisë mbrëmë është vrarë nga bashkëshortja e tij. Policia dyshon dhe tashmë ka konfirmuar se 62 vjeçari rreth orës 22.30 ...
Next