advertisement
Fillimi | Maqedoni | Zbardhet dokumenti i Tiranës zyrtare për devijimin e Radikës
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Zbardhet dokumenti i Tiranës zyrtare për devijimin e Radikës

Zbardhet dokumenti i Tiranës zyrtare për devijimin e Radikës

Qeveria e re Shqiptare ka zbardhur dokumente sekrete të qeverisë së kaluar ku nga Shkupi ishte kërkuar devijimi i rrjedhës së lumit të Radikës në rajonin e Dibrës.

Sipas mediave shqiptare, Qeveria e Shkupit i kishte propozuar qeverisë shqiptare një projekt për të devijuar në tri kanale të nëndheshme burimin e lumit Radika që derdhet në Drinin e Zi, për të ndërtuar një hidrocentral në Fushën e Likovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të problematikës së krijuar qoftë me komunitetin e Dibrës së madhe, për çështjen e një projekti të cilin qeveria maqedonase e ka miratuar nga ana teknike për ndërtimin e një hidrocentrali në Fushën e Likovës. Ideja është se duke qenë se burimet natyrore nuk janë të mjaftueshme në këtë zonë, është menduar që të merren pesë degë të lumit Radika dhe të çohen në 3 kanale të nëndheshme, drejt fushës së Likovës”, ka deklaruar drejtoresha e Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, Suela Janina.

Këtë kërkesë pala e Shkupit e ka paraqitur gjatë takimit të zhvilluar mes ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri dhe homologut nga Shkupi, Valon Saraçini.

 “Çështja është ngritur edhe në rrugë zyrtare nga ana e qeverisë maqedonase në takimin që ka pasur ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, me homologun e tij maqedonas në Shkup, në datën 26 nëntor të këtij viti, ku është diskutuar dhe janë paraqitur nga pala e Maqedonisë disa elementë paraprakë të këtij projekti. Sipas të ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini, projekti nuk do të ketë ndikim ndërkufitar, pasi thuhet nga pikëpamja teknike që lumi i Radikës ka 17 metra kub prurje në sekondë, ndërkohë që mendohet të devijojnë vetëm 2 metra kub në sekondë. Kurse nga ana e ministrit Gjiknuri është mirëpritur fakti që kjo është ngritur si çështje për diskutim dypalësh dhe është rënë dakord që të vlerësohet nga ana teknike ky projekt”, është shprehur drejtoresha e Ministrisë së Jashtme.

Ndërkohë, sipas një dokumenti tjetër një kërkesë është bërë nga Qeveria greke për të devijuar rrjedhën e lumit Vjosa, për të pasuruar liqenin e Janinës.

Qeveria greke ka miratuar më 31 korrik të vitit 2013 një projekt që synon të devijojë lumenjtë në Veri të Greqisë për të pasuruar liqenin e Janinës dhe në listën e lumenjve është edhe ai i Vjosës. Ministria e Jashtme e ka shprehur këtë problematikë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, me kërkesë të deputetëve Fatmir Mediu i PR-së dhe Përparim Spahiu i LSI-së. “Panorama” zbardh raportimin sekret të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme, të cilët kanë informuar ligjvënësit se janë ngritur grupet e punës ndërqeveritare për të negociuar me shtetet fqinje, Greqinë dhe Maqedoninë, për problematikat që mund të lindin nga devijimi i burimeve të lumenjve të rëndësishëm të vendit, si Vjosa dhe Drini i Zi. (INA)

Vlerëso tekstin
3.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Maqedoni
Previous
image
Bora ka mbuluar viset malore në Maqedoni
Viset malore në Maqedoni janë mbuluar nga bora dhe se gjatë orëve të ardhshme pritet intensifikimi i reshjeve. Meteorologët parashikojnë mot me reshje bore edhe gjatë ...
image
Zaev akuzon se pushteti po kopjon aktivitetet e opozitës
Lideri i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev theksoi se pushteti actual po kopjon veprat dhe aktivitetet e opozitës.  “Ne besojmë në strategjinë tonë që bazohet ...
image
Struga dhe Sinxhani po thellojnë bashkëpunimin
Një delegacion i Komunës Sinxhan të Ankarasë në Turqi, kryesuar nga kryetari i kësaj Komune, Mustafa Tuna, pon qëndron për vizitë këthyese në Strugë, pas ...
image
Versionet e ndryshme për incidentin në Kondovë të Sarajit
Ministria e Brendshme ka dalur me versionin e saj lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në Kondovë të komunës së Sarajit, por duke mos dhënë ...
image
Pesë të plagosur në Saraj, përplasje mes aktivistëve rivalë të BDI
Pesë veta, aktivistë të BDI janë plagosur në një incident që ka shpërthyer mbrëmë midis dy taboreve kundërshtare të kësaj partie në Saraj të Shkupit. MPB ...
image
Rast pedofilie në Dibër
Në Dibër u regjistrua një rast pedofilie, kur një vajzë 14 vjeçare ka qenë pre e abuzimit nga një i moshuar. Rasti në polici është paraqitur ...
image
Sot moti i ftohtë me reshje shiu, në viset malore me reshje bore
Në Maqedoni sot do të mbaj mot i ftohtë me reshje të shiut dhe të borës në pjesët e larta malore. Në pjesët lindore dhe juglindore ...
image
Në Gostivar grabiten stoli ari me vlerë prej rreth 70 mijë eurove
Stoli ari me vlerë prej rreth 70 mijë eurove janë grabitur nga një shtëpi në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit. Sipas deklaratës së të dëmtuarit, ...
image
Hiqet ndalesa, normalizohet lëvizja në aksin Gostivar - Strazhë - Mavrovë
Ndërmarrja e rrugëve të Maqedonisë ka pezulluar ndalesën që ishte vendosur rreth orës 12 për kalimin e mjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar ...
image
Nga viti i ardhshëm nuk do të nevojiten librezat e shëndetësisë
Librezat e shëndetësisë nga viti i ardhshëm do të hiqen nga përdorimi dhe se pacientët nuk janë të obliguar që ti kenë me vete gjatë ...
image
PPD kritika për gjendjen e rëndë në arsimin shqip
Partia për Prosperitet Demokratik sot përmes një konference ka shprehur kritika ndaj Ministrisë së arsimit. "PPD pasi analizoi, problemet e shumta të shkaktuara nga vetë Ministria ...
image
Euobserver: Brukseli paralajmëron Shkupin për gazsjellësin rus
Maqedonia është vendi i fundit që Brukseli i ka drejtuar paralajmërim se përfshirja e saj në projektin e gazit rus do të ketë pasoja në planin e integrimit në BE. ...
image
Gruevski në raport tek Fyle dhe Danielson
Kryeministri Nikola Gruevskit sot në Bruksel u takua me evrokomisionerin për zgjerim Stefal Fyle dhe drejtorin e drejtorisë së përgjithshme për zgjerim, Kristian Danielson. Pas përfundimit ...
image
Demolohet një lokal në Çarshinë e Shkupit, prishet festa e LGBT-së
Edhe një lokal mbrëmë në Çarshinë e Shkupit është demoluar, ndërsa si shkas ka qenë një festë e Komitetit të Helsinkit me rastin e njëvjetorit ...
image
Përgadit varrin dhe vetëflijohet maqedonasi 31 vjeçar (Video)
Një rast tragjik i paparë ka ndodhur në fshatin Rusinovë të Berovës të banuar me maqedonas në pjesën lindore të vendit. Viktima 31 vjeçare ka gropuar ...
Next