advertisement
Fillimi | Maqedoni | Zgjedhjet 2011 | Një lider partie shqiptare dhe një kandidat maqedonas rezultojnë si spiunë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Një lider partie shqiptare dhe një kandidat maqedonas rezultojnë si spiunë

Një lider partie shqiptare dhe një kandidat maqedonas rezultojnë si spiunë

Dy kandidatë për deputet zyrtarisht kanë rezultuar si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, njëri si pjesë e koalicionit opozitar me LSDM dhe tjetëri është kandidat shqiptarë lider i një partie.

Sipas informacioneve të Komisionit për Lustrim kandidati maqedonas është pjesë e koalicionit opozitar me në krye LSDM që konkurron në njësinë e 5 zgjedhore, ndërsa kandidati shqiptar garon në njësinë e 6 zgjedhore. 

Komisioni ka pranuar dokumente nga Sigurimi shtetëror dhe Arkivat e Maqedonisë, ku këta kandidatë kanë pasur dosje bashkëpunimi me shërbimet sekrete në të kaluarën. 

Për nëntë kandidatët e tjerë që gjithashtu ishin të dyshuar u konfirmua se ata vetëm se ishin ndjekur nga shërbimet. Por në mesin e tyre, njëri nga kandidatët do të verifikohet pas zgjedhjeve. Dy kandidatët për deputet që përfundimisht rezultuan si bashkëpunëtor nuk mund të verifikojnë mandatet e tyre në rast se zgjidhen për deputet. (INA)


10:15 - Komisioni për lustrimin sot pritet të deklarohet lidhur me vendimin se cilët nga kandidatët për deputetë kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. 

Jozyrtarisht bëhet fjalë për 11 kandidatë, për të cilët ka vazhduar procesi i verifikimit dhe se për një pjesë të tyre akoma nuk është përmbyllur. Komisioni i Lustrimit pritet të vendos se a do të bëjë shpalljen e emrave të tyre apo këtë do ta bëjë vetëm për dy kandidatë, për të cilët është konfirmuar zyrtarisht se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. Siç mëson agjencia e lajmeve INA, njëri nga kandidatët e vërtetuar i takon një partie shqiptare opozitare, ndërsa kandidati tjetër nga një parti më e vogël maqedonase e opozitës që është pjesë e koalicionit opozitar. 

Emrat e kandidatëve për deputet se kanë qenë bashkëpunëtorë u gjetën në arkivat e Arkivit të Maqedonisë dhe pranë Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror. 

Deri tani nga procesi i lustrimit në Maqedoni vetëm tre zyrtarë të lartë kanë rezultuar si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete: ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, lideri i partisë Lidhja e Forcave të Majta të Titos Slobodan Ugrinovski si dhe një ish-gjykatës në Gjykatën Supreme, emri i të cilit nuk u zbulua. (INA)


 

Vlerëso tekstin
3.33

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

A.B në 03/06/2011 15:55:45
avatar
Une do te votoje RDK, e meritojne voten pas deshtimeve te PDSH dhe BDI!

RDK e vetmja shpres dhe alternativ per shqiptaret !
Thumbs Up Thumbs Down
6
Une në 16/06/2011 20:18:02
avatar
Ky mund te jete vetem M Th dhe askush tjeter.Aspak nuk degjohet, se edhe partine te tille e ka.
Thumbs Up Thumbs Down
-2
shkupjani në 05/06/2012 13:19:48
avatar
MENDUTH THAQI - SPIUN e shkaterroj PPD
ALI AHMETI - SPIUN i shkaterroj shqiparet. Dyte nje berllok
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Zgjedhjet 2011
Previous
image
Çka ofrojnë partitë shqiptare në zgjedhje
Në zgjedhjet e 5 qershorit rreth gjashtë parti shqiptare do të garojnë me programet dhe platformat e tyre politike. ...
image
Mërgimtarët të painteresuar për deputetët e diasporës
Përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë po bëjnë përpjekje për të tërhequr dhe mundësuar votimin e diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. ...
Partitë mbyllën fushatën zgjedhore
Partitë politike sonte i dhanë fund fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit.  Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) tubimin e fundit e ka zhvilluar ...
image
BDSH: Votoni dhe na jepni mundësinë
"Të gjithë ne jemi dëshmitarë të prirjes së partive politike për të premtuar elektoratit më tepër nga ajo që mund realisht të bëjnë. Këtu, nuk ...
image
Një lider partie shqiptare dhe një kandidat maqedonas rezultojnë si spiunë
Dy kandidatë për deputet zyrtarisht kanë rezultuar si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, njëri si pjesë e koalicionit opozitar me LSDM dhe tjetëri është kandidat shqiptarë ...
image
Vota për BDSH i jep fund diskriminimit të shqiptarëve dhe hap perspektiva të reja
Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) mbajti mbrëmë tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 5 qershorit.  Lideri i BDSH-së dhe bartësi i listës në njësinë e ...
image
Partitë në Maqedoni harxhuan miliona euro
Subjektet politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas Komisioni shtetëror zgjedhor, kanë shpenzuar miliona euro....
image
RDK: Kontribuam që procesi i fushatës zgjedhore të kalojë qetë
Rilindja Demokratike Kombëtare i fton të gjithë qytetarët në mbarë Republikën e Maqedonisë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike kushtetuese dhe të dalin të votojnë lirshëm më 5 qershor sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre të lirë....
image
Mahmuti: Nëse marrë mandatin as UDBA e udbashët nuk do të mund të luajnë me këtë popull
Lideri i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti në një intervistë për Radio Focus ka komentuar zhvillimet e fundit sidomos rreth zbardhjes së bisedës midis Ahmetit dhe ambasadorit ...
image
Ahmeti: Dëshmuam me fushatën tonë, të dëshmohemi edhe në ditën e votimit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në një fjalim para mediave apeloi për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe qytetarët në mënyrë demokratike dhe lirshëm ...
image
Diaspora: Si na eliminuan votuesit në SHBA dhe Kanada
Diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada do të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se ajo ka akuzuar institucionet e Maqedonisë për manipulime....
image
Mbi 1,8 milion votues do të zgjedhin 123 deputetë
Në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës 1.821.122 qytetarë dhe 7.258 shtetas në diasporë.  Ky numër total i ...
image
Ahmeti: 5 qershori do të jetë referendum për shqiptarët
Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin e saj të parafundit  për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit e ka mbajtur përpara banorëve të Gostivarit.  Përpara banorëve të ...
image
Osmani: Shkupit do t`ia kthejmë krenarinë
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) mbajti sonte tubimin e parafundit me qytetarët e Shkupit dhe zonat përreth. Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani deklaroi se RDK ...
image
Thaçi: Do ta ngjallim Platformën tonë
Partia Demokratike Shqiptare me moton “Hajdeni me Ne” mbajti tubim qendror në shesh të Tetovës. Përpara një numri të madh të qytetarëve të tubuar foli Kryetari ...
Next