
Partitë mbyllën fushatën zgjedhore
Partitë politike sonte i dhanë fund fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit.
Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) tubimin e fundit e ka zhvilluar në Tetovë, ku para mijëra simpatizantëve, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti kërkoi votën për BDI-në për të rrumbullakësuar projektet që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare.
Ahmeti ftoi që me dinjitet ti jepet vota BDI-së më 5 qershor, që do të jetë një ditë referendumi në të cilën shqiptarët do ta legjitimojnë politikën e BDI-së.
"Unë kërkoj që të jemi më të fortë, dhe kur të jemi më të fortë, jemi edhe më të rëndësishëm", theksoi Ahmeti, duke theksuar se BDI është Kalaja e pamposhtur e popullit shqiptar.
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka zhvilluar tubimin e fundit në Gostivar, ku para mijëra simpatizantëve, kreu i kësaj partie theksoi se vota për RDK më 5 qershor nënkupton kthimin e krenarisë për shqiptarët në Maqedoni.
Kreu i RDK-së, Rufi Osmani theksoi se RDK është forca e vetme politike dhe alternativë e vetme politike e cila ka njerëz me vlera dhe vepra profesionale të cilët do të materializojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në planin e avancimit të statusit dhe marrjes së hises për shqiptarët.
Osmani theksoi se duke rrethuar numrin 17 me 5 qershor shqiptarët do të rikthejnë fatin në rrugën e vërtetë drejt perpsektivave të reja.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) tubimin e sontëm e ka zhvilluar në Shkup, ku kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi se vota për këtë parti do të ngjallë dhe realizojë Platformën e vetme shqiptare. Thaçi ftoi që më 5 qershor ti jepet vota PDSH-së për të ndaluar politikën antishqiptare që po vijon në Maqedoni nga qeverisja e deritanishme.
Demokracia e Re tubimin e fundit e ka zhvilluar në stadiumin e ]airit në Shkup, BDSH përfundoi mbrëmë fushatën me tubimin në Tetovë, BDK përfundoi fushatën me një tubim në sheshin e Shkupit si dhe PPD në Tetovë. (INA)
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit ...- Tirana dhe Prishtina - reagime ndaj elementeve fetare (55)
- Kaurët “Musliman” – Musa Llamallari (26)
- Mexhiti: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë (24)
- Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve (22)
- Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku (22)
- Shkup, Shpërndahet protesta, sulme me gurë ndaj Qeverisë (21)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj