Maqedonia druan nga vala e re e migrantëve nga Siria

0

Organizatat joqeveritare ne Maqedoni, të cilat në fokus kanë ndihmën e migrantëve, thonë se në terren nuk vërehet ndonjë fluks më i madh i migrantëve, pas zhvillimeve të fundit në Siri.

“Zhvillimet e fundit në Siri nuk kanë rritur fluksin e migrantëve në kufirin me Maqedoninë. Tani për tani intensiteti mbetet i njëjtë”, thotë Mersiha Smailloviq nga organizata joqeveritare Legis.

Një refugjate në një kamp pranë kufirit Greqi-Maqedoni. Foto nga arkivi
Një refugjate në një kamp pranë kufirit Greqi-Maqedoni. Foto nga arkivi

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska thotë se pas zhvillimeve të fundit në Siri, Maqedonia si shtet është përgatitur për rritjen e fluksit të migrantëve drejt kufijve të saj.

“Kjo që po ndodh mijëra kilometra larg nesh, në Siri, do të ndikojë edhe ndaj Maqedonisë, me rritjen e presionit të migrantëve, megjithatë edhe në situatën globale, në botë, e cila nuk është në interes të shteteve të vogla. Si shtet po përgatitemi edhe për rritjen e presionit të migrantëve drejtë kufijve”, thotë Shekerinska.