Marrëdhënia me kolegen e punës më çmendi, derisa burri i saj na…”

Një mashkull 25-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e tij pikëlluese me kolegen e tij të punës. Ai ka thënë se e ka dashur atë shumë dhe se seksi me të ishte i mrekullueshëm, por ajo është rikthyer sërish tek burri i saj, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Fillova një lidhje dashurie të pasionuar me një femër nga puna, e cila ishte ndarë nga burri i saj.

Rashë në dashuri me të dhe mendova se kishim një lidhje të vërtetë.

Por një natë, burri i saj na gjeti, mua më goditi keq, ndërsa me të dashurën time u soll shumë keq. Por, ajo u kthye me të atë natë dhe kishte marrëdhënie seksuale me të.

Isha tërësisht zemërthyer.

Unë jam 25-vjeçar. Ajo është 24-vjeçare dhe është femra më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë.

Kam qarë vazhdimisht çdo herë që dëgjoja ndonjë këngë dashurie.

Unë nuk mund të duroja pa folur me të për disa javë, por një ditë erdhi dhe më tha se i mungoja shumë dhe se seksi me mua ishte shumë më i mirë se me burrin e saj.

Më tha se i vinte shumë keq që më kishte lënduar, kështu që ne vendosëm për t’I dhënë edhe një shans lidhjes tonë.

Tani dashuria jonë ka mbarur dhe përsëri u kthye tek ai.

Unë jam shkatërruar.

Më mungon kaq shumë dhe nuk mund të përballojë duke kaluar dhimbjen nga e para.

Përgjigjja e psikologes:

Veprimet e sj tregojnë se ajo ende është e përkushtuar ndaj bashkëshortit të saj.

Mbushni jetën tuaj me interesa dhe aktivitete të reja për të tërhequr vëmendjen dhe jepni vetes mundësinë për të takuar dikë të ri.

E-fletëpalosja ime për “Ndreqjen e një zemre të thyer” do t’ju ndihmojë të ecni përpara./BotaSot

Comments

comments