Marrëveshja me PD-në/ Arben Duka: Rama shiti gjithçka për të shpëtuar b… e vet

Poeti Arben Duka, i ka kushtuar një poezi ironike kryeministrit Edi Rama, pas marrëveshjes që bëri me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në vargjet e tij Duka, thotë se Rama ka bërë marrëveshje me PD-në duke bërë gjenocid mbi Partinë Socialiste.

Poezia e Arben Dukës:

Marrëveshja Rama-Basha. Genocid mbi Partinë Socialiste!

Gjashtë orë me Lulin,

kokë më kokë qëndroi,

një marrëveshje turpi,

në fund nënshkroi!

Ky është Edi Rama,

burri që bën shtet,

që fali çdo gjë,

veç bythës së vet!

Socialistja jonë,

s’është më në pushtet,

se asnjë ministër,

s’ka në kabinet!

Edvin kapedani,

burri që bën shtet,

bëri genocid,

mbi partinë e vet!

Askush s’e shtrëngoi,

s’i vuri zinxhirë,

po gjithçka e bëri,

me vullnet të lirë!

Ai është në qiell,

dhe nuk mund ta dijë,

se PD në zgjedhje,

fare do ta grijë!

Me humbje fatale,

veten ka dënuar,

këtë pis-marrëveshje,

kur ka nënshkruar!

Veten ka dënuar,

me humbje fatale,

se i dha PD-së,

kartë të fortë morale!

Kur i fal të tëra,

si derrin në thes,

s’kam asnjë arsye,

që të të mbështes!

Po unë kot që nxehem,

se të gjithë e dinin,

se kështu do tretej,

PS me Edvinin!

 

 

 

Comments

comments