Mashtrimi përmes “top shop”-eve, qytetari ankohet se pranoi porosinë skandaloze (FOTO)

Mashtruesit ordiner në çdo kohë janë në gjendje gatishmërie që përmes frmave të ndryshme të përfitojnë mjete të majme nga popullata, sidomos nevojtarët që zakonisht lëngojnë nga ndonjë sëmundje që u shkaktojnë shqetësime shëndetësore, përmes terapive alternative.

Këtyre mashtruesve ordiner, në masë të madhe iu ndihmojnë edhe reklamat e shumta e të shtrenjta që bëhen nëpër televizionet shtetërore dhe ato lokale, që në masë të konsideruar ndikojnë tek individët për tu përcaktuar për prodhimet e ofruara si zgjidhje e mundshme së paku e përkohshme e shqetësimeve shëndetësore.

Një nga ato firma mbase edhe inekzistente është edhe “Balkan fon sells”, me seli në Shkup, e cila nga një lexues është denoncuar për mashtrim.

Me të porositur prodhimin e ofruar të tyre në spotet reklamuese, brënda dy ditëve kjo firmë ua sjell në adresën e porositur prodhimin dhe aty për aty duhet paguar shuma e caktuar për atë prodhim të porositur. Mirëpo, ndodhë një gjë e çuditshme, që me prodhimin e dërguar nuk ka kurrëfar udhëzime për mënyrën e përdorimitdhe gjërat tjera sqaruese.

Kështu ndodhi me porositjen e një jeleku magnetic për brez dhe kurriz, me ç’rast dërgesa ishte sikur të bëhej fjalë për ndonjë fëmijë 5 vjeçar, e jo për person të rritur. Me tu paraqitur në numrin e telefonit, menjëherë gjejnë arsyetimin: Ua paskemi harruar gjatë paketimit tua dërgojmë edhe kremën dhe udhëzimin…

Kalon edhe java tjetër dhe në paraqitjen e sërishme po në atë numër të telefonit bashkëbiseduesve thotë: “Jo nuk ju takon juve krema, e sa për udhëzim ja unë ju sqaroj mënyrën e përdorimit, sepse kemi pritur të paraqiteni se ne nuk kemi mundësi telefonike dhe nuk e denim emrin…”

“Po si ka mundësi të dinë emrin kur duhet ti marrin paratë nga porositësit e nuk ua dinë emrin kur duhet tu përgjigjen obligimeve të veta? Kjo vetëvetiu flet se janë firma fantome që vetëm dëmtojnë buxhetin familjar të nevojtarëve pa kurrfar përgjegjësie”, denoncon lexuesi i INA-s.

Qytetarët që kanë qenë viktima të rasteve të tilla kërkojnë që tu bien në gjurmë edhe shërbimet e inspektorateve, të hyrave publike, të shëndetësisë por edhe të Prokurorisë dhe organeve tjera, për të hetuar aktivitetet e tyre përplotë me manipulime dhe mashtrime. (INA)

Comments

comments