Mashtrimi i radhës/ Ligji që flasin mbi 20%, ky është ligji për “shqipen”, por që nuk shkruhet askund

Ligji për gjuhën që flasin së paku 20 për qind e qytetarëve në Maqedoni, kështu përkufizohet titulli i këtij ligji dhe se askund nuk shkruan ligji për gjuhën shqipe, ashtu siç po e përdorin partitë politike.

Drafti i këtij ligji po diskutohet mes partnerëve të koalicionit dhe se siç mëson INA ka mospajtime për aplikimin e gjuhës së paku 20 për qind në paratë, dokumente, ushtri, polici, shëndetësi dhe sfera të tjera, ku deri tani ka pasur kufizime.

Siç thonë burime të mirëinformuara qeveritare, derisa socialdemokratët pohojnë se ndryshimet në këtë segment janë jashta normave kushtetuese, ndërsa partitë shqiptare mendojnë se ata nuk shkelin kufirin të cilin e lejon akti më i lartë juridiko-politik.

Pikërisht për këtë, ligji për gjuhët para do të shkojë te Komisioni i Venecias, që të mos ndodh më vonë të jetë kontestues para Gjykatës Kushtetuese nga VMRO-DPMNE ose nga ana tjetër, me urdhër pjesët e tij të shfuqizohen.

“Fokus” ka ardhur deri te verzioni i ligjit për gjuhët rreth të cilit kanë biseduar partia e Zoran Zaev dhe e Ali Ahmetit, në korniza të së cilit është edhe neni kontestues që ka të bëjë me kartmonedhat dhe monedhat prej hekuri, letrat me vlerë, pullat postale, raportet fiskale, uniformat…, kush, siç ka dashur ka interpretuar, e ajo është:

“Kartmonedhat dhe monedhat, letrat me vlerë, pullat postale, fletpagesat, raportet fiskale të dhëna nga institucionet, faturat nga institucionet, banderolet, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën të cilën e flasin më së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetit të tyre.

Kartmonedhat dhe monedhat, si dhe pullat postale do të përmbajnë simbole që e paraqesin trashigiminë kulturore të qytetarëve që e flasin 20 për qind nga qytetarët dhe alfabati i tyre.

Uniformat e policisë, mbrojtjes, zjarrfikësit, shëndetësi në Shkup dhe në njësitë e vetqeverisjes lokale në të cilat më së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga maqedonishtja, shkruhen në maqedonisht dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën të cilën e flasin më së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetin e tyre”.

Ndryshe, para do kohe është prezentuar edhe draft-verzioni për ligjin e ri nga bisedimet e dështuara për formim të qeverisë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, sipas së cilit ish partnerët e koalicionit kishin paraparë dygjuhësi në uniformat e policisë dhe shëndetësi, por jo edhe te zjarrfikësit dhe mbrojtja, kurse aspak nuk ishin përfshi paratë dhe ngjashëm.

Me përjashtim të pjesës për paratë, uniformat dhe ngjashmë, të cilat pritet a do të jenë ose jo në zgjidhjen e re ligjore pas rekomandimeve nëse ato janë ose jo në korniza të Kushtetutës, ligji i ri për gjuhët thuajse do të jetë identik me atë që e kanë arritur Ahmeti me Gruevskin.

Sa për rikujtim, në të qëndron se në tërë territorin e RM-së dhe në marrëdheniet e saja ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabati i saj cirilik, kurse gjuhë tjetër të cilën e flasin më së paku 20 për qind nga qytetarët, poashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabati i saj në më shumë sfera.

Pos maqedonishtes, thuhet më tej se gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin më së paku 20 për qind e qyetarëve të RM-së në të gjitha organet e shtetit të pushtetit qendrorë të RM-së, institucionet qendrore dhe në ndërmarrjet tjera publike, institucione, organizata dhe persona juridik që kreyejnë veprimtari publike. (INA)

Comments

comments