Maskat sulmojnë në Kumanovë, e bëjnë për spital 23 vjeçarin

Një sulm ka ndodhur në lagjen “Pero Çiço në afërsi të gjimnazit maqedonas në Kumanovë, ku ka qenë e parkuar një veturë “audi” e 23 vjeçarit B.S. nga Kumanova.

Persona të panjohur me maska në kokë, kanë thyer me shufra njërën dritare të veturës dhe e kanë sulmuar 23 vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe fraktura, shkruan Gazeta Lajm. Policia e Kumanovës njoftoi se po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Comments

comments