Mbushi tregjet me drogë nga Shqipëria, “tezja” e kokainës flet nga burgu

0

E konsideruar ndryshe edhe si një tezja e kokainës, Valentina Tufa është shqiptarja e njohur ndërkombëtarisht për shitjen e kokainës të cilës e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri.E burgosur në burgun e Lipjanit, ajo ka rrëfyer arsyen e veprimtarisë së saj në një intervistë për “Frontal”.Ajo është e dënuar me 6 vite e gjysmë burg dhe me 7 mijë euro gjobë.Aspak e penduar që ka qenë pjesë e trafikut të drogës, ajo ka rrëfyer:Pendesa ka çdo njeri, por diçka që bëhet nuk kthehet më”.Ajo vijon rrëfimin e saj:

Për fëmijët jap jetën, unë për ata jetoj. Nëse jam e fortë deri tani për ato jam. Ato thuhet se kanë edhe miliona, por s’i kanë së fëmijët e mi punojnë në 3 e gjysmë të mëngjesit deri në 1 të natës”.