McDonald? Nëna bie viktimë e bluzës që fsheh një imazh “djallëzor”

0

Një nënë e penduar teksane iu drejtua rrjeteve sociale, aty ku nisi gjithçka, për të kërkuar ndjesë për një mungesë vëmendjeje të ndaj detajeve me të cilat vesh të birit.

Shelly McCullar postoi online një foto të djalit të saj para se ai të nisej në shkollë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por një detaj në bluzën e të birit i kishte shpëtuar.

Bluza e kuqe e vogëlushit kishte të stampuar me vija të verdha, në pamje të parë shkronjë “M”, si rrjeti i famshëm ushqimeve të shpejta, McDonald dhe poshtë nënshkrimin “E dashuroj!”.

Por, në të vërtetë bëhej fjalë për një “M” me taka dhe nën petkun e stemës së McDonald fshihej një siluetë “djallëzore”… ajo e një femre me këmbët e hapura.

Imazhi u vu re nga miqtë e Shellyt në Facebook, që i kërkuan menjëherë që ta hiqte dhe megjithëse ajo në rastin e parë e fshiu, dëmi ishte bërë; fotoja kishte përfunduar në lajm. /Infokusi/

Komentet

komentet