Me gomarët mbrehur në parmendë, ky fshatar i thotë ‘mirëmëngjes’, Ramës

0

Kryeministri Edi Rama, që çdo mëngjes u thotë shqiptarëve “mirëmëngjes” në rrjetet sociale duke publikuar video propagandistike mirëqënieje, punësimi, begatie, turizmi të zhvilluar, është përshëndetur edhe nga një fermer kavajas.

Fermeri i tregon Ramës “lumturinë” e tij sesi e ka nisur punën herët në arë me gjithë të shoqen, duke mbrehur në parmendë dy gomerë. Gruaja, pas tij, e ndjek duke hedhur farën.

Pamje të tilla “gëzimi” të fshatarit që gëzon tokën që punon vetë me parmendë e me qe, rikthehen 72 vjet pas Reformës Agrare, por tashmë me video me ngjyra dhe me qetë që kanë avancuar në gomerë.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka munguar ta komentojë videon e mjerimit që ka pushtuar rrjetet sociale  dhe ka rrëzuar çdo lloj propagande të kreut të qeverisë dhe shfaq realitetin e trishtë në fshat: “Një mirëmëngjes nga një fermer kavajas për piktorin dështak!” ka shkruar Berisha.

sb

Nje miremengjes nga nje fermer kavajas per piktorin deshtak! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 17. April 2018

Komentet

komentet