Media zvicerane: Plani i Ballkanit perëndimor për një mini-Jugosllavi, ish kryeministri Mustafa ishte kundër

Integrimi i Ballkanit perëndimor në BE mbetet ilizuon për një kohë të pacaktuar. Serbia përpiqet fuqishëm për një bashkim doganor të rajonit, por ideja nuk mbështetet gjithandej, shkruan fillimisht Andreas Ernst për “NZZ”.

Kush udhëton përmes Ballkanit perëndimor vëren dhjetëra në mos qindra automjete që presin për të kaluar pikën kufitare. Shoferët pinë ose luajnë karta. Vetëm pas një gjysmë ore lëviz kolona disa metra. Kjo kushton shumë para. Sipas të dhënave të qeverisë serbe shpenzimet e logjistikës dhe byrokracisë doganere në vendet e Ballkanit perëndimor kushtojnë dy herë më shumë sesa në vendet e BE.

Për të parandaluar këtë, përherë të parë ideja është formuluar nga presidenti serb Aleksandër Vucic dhe kancelari austriak Christian Kern. Më pas kjo ide u pranua pozitivisht nga Gjermania, Italia dhe Franca në të ashtuquajturin Procesin e Berlinit. Sipas medias zvicerane, deri tani ky proces nuk ka bërë hapa para.

Papunësi e lartë e të rinjve

Gjashtë vendet e Ballkanit kanë një hapësirë prej 20 milion banorësh dhe një papunësi te të rinjtë prej 40 deri 50 përqind. Gjithashtu i lartë është emigrimi i të rinjve të mirë shkolluar.

Rritja ekonomike e rajonit për këtë vit llogaritet në 3.4%. Kjo është e vogël, kur ke parasysh që mirëqenia e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor është sa 30 deri 40 përqind e mesatares europiane.

Sikur rritja ekonomike e Ballkanit perëndimor do jetë çdo vit 3 përqind dhe do stagnonte ekonomia europiane, nevojiten dy breza për t’u barazuar. Kjo tregon frustrimin rreth perspektivës të këtyre vendeve.

Kërkesa e Vuçiçit nuk është pritur mirë nga ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që e shikon këtë union si gjatë kohës së Titos, ku jo të gjithë anëtarët përfitonin njësoj. Nga Mali i Zi bëjnë me dije se kjo është një alternativë e “lirë” propaganduese kundër integrimit në BE.

Ekonomistët parashikojnë që bashkimi doganor do shfrytëzohet nga Rusia, që përmes Serbisë të tregtojë mallrat në pesë vendet tjera të Ballkanit perëndimor. Nga kabineti i Vuçiçit këto akuza vlejne si të “ulta” dhe se detajet do sqarohen gjatë takimeve.

Megjithatë kjo mbështetet edhe nga Brukseli, ku gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor kanë nënshkruar një bashkëpunim ekonomik gjatë takimit të tyre në Durrës me komisionerin Johanes Hahn.

Komisioni Evropian mbështet fuqimisht bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë përbërëse të perspektivës së tij për anëtarësim në BE, përmes investimeve të konsiderueshme në ndërlidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve me vetë rajonin, si dhe mes rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Comments

comments