Mediat ruse parashohin ndryshime në Ballkan prej kur Maqedonia do ta zgjidhë kontestin me emrin

0

Maqedonia dhe Greqia janë afër arritjes së marrëveshjes për kontestin me emrin të shtetit maqedonas, kurse vendimi përfundimtar do të sjellë në ndryshime gjeopolitike në Ballkan, shkruan gazeta “Komersant”, transmeton Zhurnal.

Sipas pohimeve të kësaj gazete, pas marrëveshjes, Shkupi sigurisht do të merrë ftesën për anëtare e NATO-s.

Më tej thuhet se marrëveshja konkrete për emrin mund të arrihet javën që vjen në New-York.

“Zgjidhja e kontestit ndërmjet Shkupit dhe Athinës, që daton më shumë se 20 vite, jo vetëm që do ta rrënoj problemin kryesor në marrëdhëniet e tyre, por edhe do të ketë pasoja serioze gjeopolitike në regjion”.

“Komersant” rikutjon se në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 vendet anëtare tëAleancës premtuan se antarësimi i Maqedonisë do të ndodhë vetëm sa ta zgjidhë çështjen me emrin.

“Kjo nënkupton se Shkupi është e mundur që të merrë ftesë në Korrik në samitin e radhës tëNATO-s, dhe të bëhet anëtare e 30 e NATO-s për një vit”.

Komentet

komentet