Mediat serbe s’i ndahen Ramës: Mallkimi i Ballkanit!

Mediat serbe kanë shkruar rreth fjalës së kryeministrit Edi Rama në takimin “Miqtë e Europës” zhvilluar në Bruksel.

“Mallkimi i Ballkanit – Rama: Kur ne jemi mirë, Evropa është në telashe”, shkruan media serbe B92.

Gazeta citon paragrafë nga fjala e Ramës, duke cituar edhe portalin Euroactiv.com.

Ndër të tjera, media serbe flet edhe për pjesën kur Rama shprehet se Rusia dhe Kina kanë shumë për të ofruar për gadishullin e Ballkanit.

Pjesë nga shkrimi:

Ai shtoi se Rusia dhe Kina kanë shumë për të ofruar, në përpjekje për të fituar Ballkanin.

“Rusia mund t’ju furnizojë energji për pjesën tjetër të jetës nëse ju heqni dorë nga sundimi i ligjit”, tha Rama.

“Nuk është interesante. Kina ka plane të mëdha për 100 vitet e ardhshme. Unë nuk do të thoja se nuk kanë asgjë për të ofruar”, tha ai”.

 

Comments

comments