Mehmedi i ASH sqaron qëllimin e një statusi në fb që thumbonte Milikije Halimin të Haraçinës?!

0

Nënkryetari i ASH Remzi Mehmedi ka sqaruar lidhur me një koment të tij në facebook lidhur me kryetaren e kkmunës së Haracinës, Milikije Halimi.

Ja postimi:

Të nderuar…shkaku i një udhëtimi zyrtar të rëndësishem në Londër në kuadër të aktiviteteve të ALEANCËS PËR SHQIPTARËT nuk kam qenë në mundësi të ndjek gjithë ata lajme apo komente që jan bërë shkaku i një statusi të shkruajtur ne faqen e FB-së time personale në të cilin dhash vetëm vlerësimin tim për personat e apostrofuar për kontributin që mund të japin në fushat respektive ku veprojnë. Mirëpo shoh lloj-lloj lajmesh në këtë drejtim si dhe lloj-lloj komentesh fyese, denigruese, ofenduese madje edhe kërcënuese në adresën time por edhe të të apostrofuarve. Në lidhje me këtë çështje dua të jap vetëm dy sqarime të fundit lidhur me këtë temë:
1. Nuk kam ofenduar kurre dhe nuk ofendoj askend dhe këtë nuk e bëj për asnjë arsyje tjetër pos për arsyje të edukatës para së gjithash familjare si dhe të shumë parimeve tjera me të cilat karakterizohem unë dhe organizata politike të cilën kam përfaqësuar dhe përfaqësoj.
2. Jam njeri aktiv në jetën publike dhe për vite me rradhë aktivitet kam lancuar dhe dhjetëra apo qindra teza shumë parimore të cilat edhe nëse nuk jan të qëlluara për tu zbatuar të paktën jan shumë të qëlluara për t’u debatuar. Mirëpo për çudi jo të gjithë këto teza kan qenë objekt të diskutimeve kaq të gjëra sa u bë nje status i ndonjë rëndësie jo edhe kaq të veçantë.
Sidoqoftë mbaj përgjegjësi për çdo gërmë dhe fjalë që them dhe do përpiqem deri sa të bart pozita publike të mbetem i këtille por pa ofenduar kurrë njeri, madje edhe kur më kan goditur me të gjitha format nga ata verbale kërcënuese deri te ata që jan të evidentuara si sulme me dëme materiale. Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe vëmendjen. Jam i bindur se edhe ata që më shajnë dhe akuzojnë per ofendim jan të vetëdishëm që kjo nuk është e vërtetë por për çfarë arsyjesh ” investojnë ” në këtë drejtim ngelet të vlerësojmë bashkarisht në të ardhmen.
Bashkëbisedojmë për statuset e radhës.
Sinqerisht, Remzi Mehmedi

Komentet

komentet