Meksikë gjenden 10 trupa të pa jetë

Në disa rajone të Meksikës janë gjetur dhjetë trupa të pajetë, në mesin e të cilëve edhe shefi i policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç kanë njoftuar nga Prokuroria, shefi i gardës policore të Celaya, J. Santos Juarez Rocha dhe bodigardi i tij në orët e mbrëmjes janë gjetur të vdekur në periferi të qytetit Salamanca. Lidhur me këtë rast janë ngritur hetime.

Zyrtarja e Prokurorisë së shtetit federal Guanojuato, Laura Edith Ortega deklaroi se katër anëtarë të familjes, gjegjësisht prindërit dhe dy fëmijë janë gjetur të vdekur në shtëpinë afër qytetit Abasolo, teksa 5 trupa të pajetë janë gjetur jashtë shtëpisë.

Ortega shtoi se dy fëmijët tjerë të kësaj familje kanë qenë të pranishëm, por nuk janë dëmtuar.

Në qytet janë gjetur edhe dy trupa të pajetë të adoleshentëve, ndërsa po hetohet nëse rastet janë të ndërlidhura. Zyrtarët deklaruan se në qytetin Irapuato, në shtetin e njëjtë federal është gjetur edhe një trup i pajetë.

Comments

comments