Mentor Zymberaj mori çmimin ”TEATROPIS” në Maqedoni

Mentor Zymberaj, aktor dhe producent i njohur, mbrëmë në Shkup mori çmimi “TEATROPIS” nga Asociacioni i Kritikës dhe Teatrologëve të Maqedonisë për shfaqjet e realizuara dhe te prezantuara në konkurrencë ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Për këtë gjë nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar vetë aktori Zymberaj me ç’rast është shprehur mjaft i lumtur.

“Është një sukses i madh jo vetëm i imi si krijues artistik, po i Artit skenik të Kosovës dhe më gjerë”, ka shkruar Mentor Zymberaj./ KultPlus.com

Comments

comments