Merita Islami nga Shkupi i mahnitë akademikët turq. Fiton garën nga mbarë bota

Merita Islami nga Shkupi i mahnitë akademikët turq. Fiton garën nga mbarë bota
Merita Islami është studentja e re nga Shkupi që kanë lënë gojëhapur të gjithë kolegiumin akademik në Universitetin e Necmetin Erbakan në Turqi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në garën e 13-të të Karamanoglu Mehmet Bej, organizuar nga universiteti i lartëpërmendur ajo ka arritur vendin e parë për mësimin e gjuhës turke në një afat rekord.

Ajo ka zënë vendin e parë në të gjithë Turqinë, në një garë të kur po merrnin pjesë të gjithë studentët e huaj nga mbarë bota të regjistruar në vitin akademik 2016/2017.

Babai i saj Bejtulla Islami është shprehur tejet i lumtur me suksesin e bijës së tij.

“Bija ime vetëm vazhdo se je në vendin ku mbizotëron dija e jo njoftësia”, është shprehur ai duke lënë të kuptohen për mungesën e vlerave dhe meritokracisë në vendin ku jejtojmë. (INA)

Comments

comments