Merkel thotë se po lutet për viktimat e Stambollit

“Çnjerzorë dhe dinak”, e ka quajtur sulmin që ndodhi gjatë natës në një klub nate në Stamboll, kancelarja gjermane Angela Merkel

Merkel ka thënë se lutjet e saja janë me viktimat, familjet, dh miqët e tyre.

“Terroristët kanë kryer një sulm çnjerëzor dhe dinak për njerëzit të cilët dëshironin për të festuar vitin e ri së bashku. Lutjet e mia këtë mëngjes janë me viktimat, familjet dhe miqtë e tyre”.

Ndërkohë që 39 persona tashmë janë vrarë në një kolal nate në Stamboll.

CNN turk raportoi se një sulmues ka qenë i veshur me kostum të Babagjyshit të Vitit të Ri. Agjencia e lajmeve Dogan njofton se disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesit “kanë folur arabisht”.

Rreth 700 njerëz thuhet të kenë qenë në klub në kohën e sulmit.

Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.

Comments

comments