Merko takoi kompaninë e mirënjohur portugeze

Ministri Ramiz Merko sot në ambientet e Ministrisë, zhvilloi një takim pune me një ndër biznesmenët më të suksesshem të Portugalisë, drejtorin e kompanisë METALSINES Francisco Tavares Machado, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij Fatmir Prodani,menaxher gjeneral i kompanisë “METALSINES” në Maqedoni.

“METALSINES” është një kompani portugeze me mbi 30 vjet përvojë në prodhimin dhe eksportin e vagonave.

Kompania “METALSINES” aktualisht, operon edhe në Kinë me mbi 1000 vagona ,me nje cmim deri në 30% më lirë se prodhimi kinez dhe me një kualitet shumë të lartë.

“Gjatë takimit biseduam rreth klimës pozitive për investime dhe kushteve që ofron legjislasioni i Republikës së Maqedonisë në drejtim të investimeve për kompanitë e huaja në vendin tonë, e në veçanti në zonat e lira zhvillimore ekonomike.
Gjithashtu, mora mbështetjen nga zotëri Tavares për bashkëpunim në aspektin strategjik që të hartojnë investime avancuese dhe reformuese në fushën e industrise.
Maqedonia, aktualisht ka blerë 60 vagona, ndërsa z.Tavares me qëllim intensifikimin e procesit për realizimin e projekteve në Republiken e Maqedonise theksoi se investimi fillestar do të jetë 12 milion euro, ku në fazën e parë e deri në fazën përfundimtare do të punësojnë deri në 1000 punetorë.
Ata synojnë që në Maqedoni të bëhet montimi dhe kompletimi i vagonave me elemente të gatshme nga Portugalia, me mundësi që disa elemente të merren nga prodhuesit në Maqedoni”, shprehet ministri Ramiz Merko pas takimit me biznesmenin Francisco Tavares Machado.

Comments

comments