Meru me politikë ,nëse don të jesh dikushi !

0

Mehdi Memeti

Politika, është bërë zanat më i parapëlqyer në shoqërinë shqiptare, sidomos në Maqedoni. Pasi që nuk vlerësohet mençuria e politikanit, por libreza e tij partiake, e cila ja mundëson të mos jetë e rëndësishme çka ka në kokë, por cilës parti i përket !

Kjo ndodh mbase politika, edhe të pavlerin, e bënë të jetë dikush dhe nga i panjohuri, e bën të njohur, e bën më të famshmin e lagjes, fshatit, qytetit, shtetit etj.

Ky zanat sigurisht se ka një të mirë: nga njeri m`hall e m`dysh të shndërron në politikan të sojit të vet. Atyre të cilëve dikur iu kërcëllonin zorrët nga uria, e s`kishin çka të veshnin, këmbë-zbathur, arrijnë që mos ti mundon më ajo, por, copa sa më e madhe e kulaçit të pushtetit.

Jetojmë në një shoqëri kur zanati më i preferuar e më fitimprurës mbetet politika bëhesh shum shpejtë i pasur, bëjnë çdo gjë , janë  në gjendje ta vrasin popullin që i kanë ndihmuar të bëhen politikanë.

Shtrohet pyetja? Nga buron kjo prirje e politikanëve shqiptarë, ku partitë politike i kanë shëndrruar në kompani private, në emër të “demokracisë”, duke menduar se u takon vetëm atyre.Teori Staliniste  “Ke pushtetin ,ke gjithçka”.

Dihet fakti se partitë shqiptare kryesisht janë formuar  nga njerëz të pasuksesshëm në profesionet e tyre, kuptohet me ndonjë përjashtim të vogël.Thuajse partitë shqiptare morën trajtën e grupacioneve të njerëzve që me shpejtësi marramendëse t`i kompensojnë të gjitha humbjet jetësore dhe ku nga askushi, bëhen dikushi.

Prandaj, jo rastësisht partitë shqiptare në Maqedoni janë shndërruar në shtabe, që pjellin patriot të rrejshëm. Këte e dëshmon vet fakti se si po bëhen dhe zhbëhen partitë shqiptare. Brenda natës  për plot këta 27 vjet, me plot parti në Maqedoni, të ndara e të përçara… me njollën e paturpësisë, duke haruar se pa votën e mbështetësve partiak, respektivisht qytetarëve, vështirë se dikush do e dinte se edhe ata jetojnë në mjediset tona.

Sidoqoftë, patriotët tanë politikë, politikën e konsiderojnë si zanat më të lehtë, me të cilin mund të merret cilido individ . Politikanë të cilët na sollën në situatën në të cilën ndodhemi: që shumë nga partitë tona të përfundojnë me turp, nga vet njerëzit e vetë, pikërisht nga ata të cilët i kanë votuar. Po pra, politika është veprimtari që me shpejtësi të madhe të bënë të pasur e të famshëm, pa feje dyshimi në rrethanat ku gjendemi ne sot.

Politikanët tanë, themelojnë shum shpejtë parti, siç thot populli:  “si këpurdhat që dalin pas shiut “ por, edhe shpejtë copëtohen e shkatërrohen: sepse themeluesit e tyre nuk kanë për qëllim realizimin e asaj që ua premtojnë votuesve, por atë që ua thonë kapricat e tyre individuale… e marrin në qafë popullin dhe votuesit, që don të thotë e kanë qëllimin e keq (Nijetin e keq) para se të startojnë.

Kështu do të jetë, për derisa politika do të udhehiqet me cunga, pse jo, edhe për derisa mentaliteti votuesve të papërgjegjshëm gjen vend në vetveten e tyre .!?…