Mesila Doda-Shotë Galica e Gostivarit të Shqipërisë Etnike

Prof.dr. Mehdi Hyseni

Këso Mesila-vlera i duhen kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, jo aso “dadila” mendjeshkurtra, që duke abuzuar detyrën dhe duke u zgërdhirë si “diplomate të holla” ia uruan fitoren Serbisë në lojën e futbollit në Elbasan kundër Kombëtares Shqiptare. Të tilla “diplomate” nuk i duhen as politikës, as diplomacisë, as artit, as kulturës e as shkencës shqiptare dhe as Shqipërisë Etnike.

– As liderët politikë, as diplomatët, as shkencëtarët, as analistët e ndryshëm nuk kanë nevojë që Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë t’u urojnë kurrfarë fitoresh, sepse ata qëmoti kanë fituar ndaj nesh, duke kolonizuar dhe pushtuar më se gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike dhe të kombit shqiptar (1878-2017.
*** Filozofia spekuluese politike nuk është substiut i lirisë dhe i pavarësisë së asnjë populli në botë. Andaj, as i çlirimit, as i pavarësimit e as ribashkimit të kombit shqiptar në Ballkan. Përkundrazi, është instrumenti më lukrativ dhe më perfid i stimulimit dhe i “mbijetesës” së shtypjes, së shfrytëzimit dhe të tiranisë së kolonializmit, i hegjemonizmit dhe të imperializmit sllav në Ballkan (në kuptimin e ngushtë).

*** Vetëm ata dhe ato që si Mesila Doda luftojnë për mbrojtjen e së vërtetës dhe të drejtësisë, janë vlera të mirëfillta kulminante dhe të dobishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

-Vlerat nuk krijohen me “striptiz”, me surealizëm, me dekadencë, me fjalë boshe, me gënjeshtra, me mashtrime, me shpifje, me hipokrizi, me demagogji, me tradhti, me krim, me terrorizëm dhe me vrasje pas shpine, duke urrejtur deri në armiqësi, por me sjellje dhe me edukatë të shëndoshë, me dituri dhe me kulturë të lartë qytetëruese, me sakrificë, me djersë, me punë të palodhshme, me kontribut të jashtëzakonshëm dhe me vepra konkrete të dëshmuara si në sfondin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Vlera të këtilla universale ka pasur dhe ka edhe populli shqiptar gjatë gjithë historisë së tij, duke filluar nga Skënderbeu, Isamail Qemali, Nënë Tereza e deri te Adem Demaçi dhe Adem Jashari me të cilat mburret jo vetëm kombi shqiptar, por edhe Evropa demokratike, edhe Amerika, si dhe mbarë bota e civilizuar demokratike, sepse kanë lënë pas veprat e tyre të pavdekshme, që do t’i mbajë në kujtesën e përherhshme si historia kombëtare shqiptare, ashtu edhe ajo botërore.

Në këtë vështrim, këtë rrugë të ndritshme të trashëgimit dhe të afirmimit të vlerave kombëtare shqiptare po e ndjek edhe Mesila Doda, deputete e Parlamentit të Shqipërisë, e cila në shenjë të mbrojtjes së të drejetave kombëtare, territoriale dhe shtetërore të shqiptarëve në Maqedoni, lëshoi këtë kushtrim para gjithë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar. -Nëse presidenti Gjorgje Ivanov dhe forcat retrograde politike të rreshtuara në anën e tij me ekstremistin Nikola Gruevski në krye refuzojnë formimin e qeverisë së koalicionit LSDM me kryeliderin e saj Zoran Zaev dhe me përfaqësusit e partive politike shqiptare, që kanë fituar zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor 2016, atëherë shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër veç shpalljes së referendumit për formimin e Republikës së Iliridës.

Apeli historik i Deputetes Mesila Doda!

“Të nderuara zonja deputete, zotërinj deputetë,
“Sot ky Kuvend do duhej të ishte i mbledhur i gjithi bashkë me një qëndrim unik dhe një çështje themelore; Çështja e shqiptarëve të Maqedonisë.Presidenti George Ivanov sot ka nënshkruar zyrtarisht fundin e Republikës së Maqedonisë, këtij shteti të sajuar në zyra burokratësh e që është e vështirë ta quash edhe eksperiment, pasi është eksperiment i konceptuar keq dhe i realizuar edhe më keq. Paradoksalisht, Presidenti albanofob refuzoi qeverinë e Zoran Zaev, vetëm e vetëm sepse kjo platformë qeverisëse shpallte gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, kusht ky i parashikuar qysh në krye të herës në Marrveshjen e Ohrit dhe kurrë e zbatuar…Shqiptarët atje janë sot të lënë në varfëri, injorancë dhe mundohen të trajtohen si ekstremistë islamikë. Kësaj fytyre të keqe, ne sot duhet t’i kundërvëmë drejtësinë, qytetarinë dhe bashkimin me një kauzë të vetme.Kjo që ju them sot nuk është thirrje nacionaliste, është kërkesë e Kushtetutës sonë që të interesohemi për të drejtat e bashkombasve tanë kudo, ku ata jetojnë. E nëse i kanë lënë të jetojnë në një shtet që nuk i konsideron, që nuk i trajton si qytetarë dinjitozë, atëherë ata nuk meritojnë të lihen vetëm në fatin e tyre tragjik. Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës duhet të kërkojnë urgjentisht mbledhjen e përbashkët të tryezës së forcave politike dhe të ndihmojnë vëllezërit e tyre që sot ndodhen në zgrip, prej goditjes më të ashpër që i ka ardhur nga kreu i shtetit, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj kancelarive botërore e që sot për Shkupin nuk kanë më asnjë domethënie…Shteti shqiptar dhe ai i Kosovës të bashkërendojnë veprimet për të ndihmuar mbajtjen e referendumit nga shqiptarët e Iliridës, për të shpallur mëvetësinë e tyre.Ne jemi një komb! Askush nuk na e fal më të lëshojmë territore për të mbajtur pushtete.PDIU i bën thirrje gjithë forcave politike të bashkohen në një qëndrim të vetëm në mbështetje të shqiptarëve të Iliridës dhe vendimit që ata do të marrin për të ardhmen e tyre.” http://www.botasot.info/shqiperia/663128/shqiptaret-ta-shpallin-shtetin-e-ilirides/)

Dy (2) Marsi 2017, datë historike e Parlamentit të Shqipërisë!

-Sepse Deputetja shqiptare Mesila Doda e tha atë që shumë shtetarë dhe liderë politikë të dikurshëm të Shqipërisë (1912-2017), do të duhej ta kishin thënë para saj, edhe nga foltorja e Parlamentit, e Qeverisë dhe e Presidencës së Shqipërisë, si dhe nga foltoret e BE-së, të OSBE-së dhe të OKB-së.

Fjala e Deputetes Mesila Dodës, e pohuar më 2 mars të vitit 2017, do të jetë një datë e shënuar historike e Parlamentit të Shqipërisë, sepse për herë të parë pas Kuvendit historik të Vlorës (28 Nëntor 1912), deputetja shqiptare (kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së) MESILA DODA me prejardhje nga Gostivari i Shqipërisë Etnike nga FOLTORJA e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dha kushtrimin për shpalljen e Republikës së Iliridës.

Ja pra, pas 100 vjet heshtjeje, së fundi, më 2 MARS 2017 u prononcua zyrtarisht edhe Parlamenti Shqiptar nga Tirana, se shqiptarëve në Maqedoni, duhet t’u njihet e drejta e vetëvendosjes brenda kufijve territorialë, historikë dhe gjeopolitikë të Republikës së Iliridës.

Ky kushtrim historik gjithëkombëtar i Mesila Dodës, që të shpallet Republika e Iliridës, është plotësisht i drejtë dhe i pranueshëm për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit sllavomaqedon-shqiptar.

-Të lumtë Mesila Doda, edhe si njeri, edhe si intelektuale, edhe si politikane, edhe si patriote, edhe si vizionare, edhe si vlerë shqiptare, që pohove dhe e mbrojte të vërtetën për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare dhe shtetërore të motrave dhe të vëllezërve shqiptarë në Maqedoni.

-Mesila foli nga parlamenti i Tiranës, sepse mendjen dhe zemrën e ka atje te motrat dhe te vëllezërit e saj ku flitet shqip në çdo pëllëmbë të Shqipërisë Etnike.

Ky shembull urtie, diturie, guximi dhe trimërie i Mesila Dodës, e cila nga foltorja e Parlmentit të Shqipërisë pohoi të vërtetën për mbrojtjen e shqiptarëve në Maqedoni, është revolucionarizëm. Kështu, edhe sipas George Orwell, “ pohimi dhe mbrotja e së vërtetës është revolucionarizëm”.

Andaj, si ç thoshte Babai i Shqipërisë Etnike, Ismail Qemaali, le të “jenë me mendje të mbledhur” të të gjithë ata liderë politikë, akademikë dhe shkencëtarë shqiptarë, që nuk e flasin, nuk e shkruajnë dhe nuk e mbrojnë të vërtetën në çdo kohë kur e lyp nevoja e kombit dhe e atdheut, ata janë e zeza e vetëvetes, e kombit e Shqipërisë Etnike dhe e keqja e gjithë botës së qytetëruar. Për të tillët nuk ka nevojë as kombi shqiptar, as Shqipëria, as Evropa e as Amerika.
Ia vlen t’i rikujtojmë armiqtë e pavarësimit dhe të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike se historia e derisotme kombëtare shqiptare, si dhe e bashkësisë ndërkombëtare ka provuar se, politika e gabuar dhe e dështuar ka shkaktuar vatra të krizës dhe luftërave tragjike në dimensione kombëtare, rajonale dhe botërore. Si rrjedhim, kështu, po ndodh sot, edhe me shpërthimin e vatrave të krizës dhe të konflikteve të armatosura në hapësirat e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Zgjidhja e krizës, federalizim ose shpallja e Republikës së Iliridës, ashtu siç ka vlerësuar, edhe Mesila Doda-Shotë Galica e Gostivarit të Shqipërisë Etnike
Në “Maqedoni”, do të keqë qetësi, paqe, siguri, koekzistencë, demokraci, pluralizëm, bashkëpunim dhe stabilitet ndërnacional, vetëm, po qe se tani krijohen kushtet politike për ndryshimin me procedurë të shkrutër të kushtetutës në fuqi dhe, në vcend të saj, të hartohet një kushtetutë e re, ku shqiptarët, do të jenë komb i barabartë me atë “maqedon”. Domethënë, ashtu si kam sugjeruar këtu e shumë vjet më parë, për t’u arritur ndonjë kompromis reciprok i mirfilltë dhe objektiv politik ndërmjet palës shqiptare dhe asaj “maqedone”, si faktori politik shqiptar,ashtu edhe ai ndërkombëtar, para së gjithash dhe, në mënyrë urgjente, duhet të shqyrtojnë çështjen e federalizimit të “Maqedonisë”. Ndryshe, nëse nuk realizohet kjo kërkesë minimale e kombit shqiptar, në “Maqedoni”, gjendja politike dhe e sigurisë, jo vetëm se do të vazhdojë me brishtësitë dhe me paradokset e saj të deritashme politike, por ekziston rreziku real, se brenda një kohe të shkurtër, do të vijë në shprehje dekompozimi total i kësaj republike artificiale jugosllave-serbosllave, si pasojë e diskriminimit dhe e mohimit të drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar në “Maqedoni”.

Nëse, brenda një afati shumë të shkurtër nuk vjen në shprehje federalizimi i “Maqedonisë”, atëherë, shqiptarët e asaj republike kanë plotësisht të drejtë morale, historike, legjitime dhe juridike ndërkombëtare që të ushtrojnë kërkesën për bashkimin me Kosovën dhe me Shqipërinë. Tjetër alternativë dhe zgjidhje politike nuk ka për shqiptarët në “Maqedoni” ose federalizim pa kusht, ose bashkim me Kosovën dhe me Shqipërinë Mëmë.

Së fundi, vetëm ata shqiptarë, që luftojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive individuale dhe kolektiove të shqiptarëve dhe të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të Shqipërisë Etnike, janë vlera të pakundërshtueshme kombëtare shqiptare, jo ato ose ata, që në cilësi të ndryshme shtetërore bashkëpunojnë dhe i urojnë suksese Serbisë për fitoret e saj kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike. Ata ose ato nuk janë kurrfarë vlerash, por vetëm antivlera dhe hedhurina të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Të gjithë ata liderë politikë, diplomatë, shtetarë dhe shkencëtarë, që pretendojnë të jenë vlera me interes kombëtar dhe ndërkombëtar, le ta ndjekin shembullin e Mesila Dodës, e cila me ndërgjegje të lartë dhe me krenari mbron rrënjët e identitetit të saj kombëtar dhe të drejtat e liritë e bashkëkombësve të vet në Iliridë, në Çamëri, në Anamoravë dhe në Malësinë e Madhe nën Mal të Zi.

235

Comments

comments