Mësohet data e publikimit të duetit nga Eni dhe Genci

Këngëtarja Eni Koçi dhe kolegu i saj Genc Prelvukaj e kanë në furrë projektin e tyre më të ri muzikor.

Fjala është për këngën ‘Vetëm ti’ e cila vjen në duet me dyshen më të përfolur aktualisht, shkruan lajmi.net

Meqenëse fansat e tyre mezi po presin që kënga të dalë në Youtube, Eni ka zgjedhur llogarinë e saj në Instagram për ta zbuluar datën dhe orën e publikimit.

‘Vetëm ti’ do të publikohet këtë të shtunë me date 10 në ora 13:00.

Kujtojmë se dyshja janë përfolur për një lidhje të mundshme por asnjëri nuk ka pranuar të flas për media rreth kësaj, e ky bashkëpunim me gjithë titullin e këngës ngjallë edhe më tepër dyshime.

Ata janë kaput ‘mat’ nga mediat edhe në publik duke u përqafuar e ky projekt muzikor si duket është ‘kapaku’ i konfrmimit si çift./Lajmi.net/

Comments

comments