Mësohet kur dalin në shitje dhe çfarë çmimi do të kenë biletat për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë

0

Dua Lipa do të jetë e pranishme me koncert në Kosovë në kuadër të festivalit tre ditor që do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Këngëtarja shqiptare me famë të madhe në botë do të jetë në vendlindje më 10 gusht ndërsa për detajet ka foluar babai i saj Dukagjin Lipa në një intervisttë fundit për Nin.

Sipas tij, biletat do të dalin në shitje në fund të muajit mars dhe do të jenë në përputhje me standardet e Kosovës.

Dukagjin Lipa në intervistën e lartëpërmendur ka folur gjithahtu për rrugëtimin e Dua-s në muzikë dhe sukseset e saj të njëpasnjëshme të cilat po e bëjnë të ndihet krenar. /Blic/

Komentet

komentet