Messi e shpëton Barcelonën nga humbja (VIDEO)

Barcelona ka arritur të marr një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim ndaj Villarrealit, pasi ndeshja ka përfunduar 1-1 pas 90 minutave lojë.

Pjesa e parë e takimit i takoi skuadrës së Barcelonës, të cilët poseduan më shumë topin dhe krijuan më shumë raste.

Rastet më të mira në këtë pjesën ishin nga Jonathan dos Santos (9’, 13’) dhe Neymar (24’) dhe Lionel Messi (43’), por pa arritur të gjejnë golin në ketë pjesë dhe skuadrat shkuan në pushim me barazimin pa gola.

Në pjesën e dytë pritej që Barcelona të rrezikoj edhe më shumë dhe të gjej golin e epërsisë, por ndodhi e kundërta.

Kjo pasi, pas vetëm katër minutave në këtë pjesë ishin vendasit që gjetën golin të parët me anë të një kundërsulmi.

Ishte sulmuesi Nicola Sansone, i cili mposhti portierin Andre Ter-Stegen pas një asistimi të mirë nga Alexandre Pato.

Në vazhdimin e kësaj pjese, katalunasit provuan me të gjitha forcat të gjejnë golin e epërsisë, ku rast të mirë pati Messi në minutën e 73-të, por pa pasur sukses.

Deri në fund të takimit edhe pas shumë rasteve tjera, Barcelona mezi arriti të gjej golin e barazimit me anë të yllit të tyre, Messi, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 90-të dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Barcelona e sheh vetën në vendin e tretë me 35 pikë apo pesë më pak se lideri, Real Madrid, ndërsa Villarreal gjendet në vendin e pestë me 30 pikë. /Telegrafi/

 

 

Comments

comments