Messi kthehet në stërvitje pas lindjes së djalit, shokët e presin me duartrokitje (Video)

0

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kthyer në stërvitje me Barcelonën për ndeshjen me Chelsea, pasi kishte munguar në stërvitjet e fundit pasi i ka lindur djali i tretë. 

Lionel Messi mungoi pasi i lindi djali i tretë i emërua, Ciro.

Messi nuk ka luajtur ndaj Malagas në ndeshjen ku e fituan 2-0, ndërsa klubi e kishte paralajmëruar si mungesë personale.

Ai e konfirmoi lindjen e djalit në të njëjtën ditë në Instagram.

Ciro është djali i tretë i Messit me gruan e tij Antonella Roccuzzo, pasi më parë kanë lindur Thiago (2012) dhe Mateo (2015).

Messi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Chelsean që zhvillohet të mërkurën në Ligën e Kampionëve, pasi ndeshja e parë u mbyll 1-1.

Bashkëlojtarët e priten me një duartrokitje të ngrohtë. /Telegrafi/