Mësuesja pas 27 viteve përvojë përjashtohet nga puna, përfundon në spital

Mësuesja pas 27 viteve përvojë përjashtohet nga puna, përfundon në spital

Një mësuese me përvojë 27 vjeçare në fushën e arsimit ka përfunduar në spitalin e Librazhdit në gjendje të rëndë për shëndetin.

Sipas burimeve nga shkolla 9 vjeçare në Qukës, Manushaqe Balliu është pushuar nga puna, por kur ajo kërkoi shkresën për motivacionin, e nxorrën forcërisht jashtë godinës.  Balliut i ra të fikët dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj shëndetësore nuk është mirë. /ABCNews/