METAMORFOZA E NJË KRIMI TË PARAMENDUAR

0

Tregim

Sermet Sulejmani

Ai mëngjes qe i zymtëe s’di pse s’i ngjante aspaktë tjerëve. Rrugët e qytetit qenë mbuluar nga një mjegull e pazakontë në atë pranverë, që s’di pse mëparalajmërontenjë furtunëogurezë. Sapo dola nga shtëpia, në njësokak të errët që shtrihej përgjatë anës së djathtë të rrugës kryesore,aty afër xhamisë, ku si zakonisht prisja koleguntim të punës, papritur,si një hajdut ordiner, ma preu rrugënnjë burrë i maskuar, që ma preu rrugën e më doli para me një kallashnikov në duar kërkoi të dilja nga makina.

Hoqi maskën, dhe ç’të shihësh! një fytyrë të shëmtuar e tëleckosur plotë me puçrra qelbi,të cilat edhe përkundër errësirrësdhe mjegullës së dendur,fytyra ekëttij njeriu të mistershëmm’i futi drithërimat. Druaja se mos ishte hajdutnate që të më grabiste. Zëri i tij i trashë dhe kërcënues që zbraztenga goja, kundërmonte një erë të rëndë acidi të përzier me një duf baruti e amonjaku, që ma ngrinë gjakun në trup.Ishte saktësisht 5 e 13 minuta e mëngjesit të 9 majit. Asgjë e gjallë s’lëvizte, kur, ky përbindësh me fytyrë të shpërfytyruar, i armatosur deri në dhëmbë, më në fund më foli me një sllavishte të pazakontë për anët tona: –‘’Kde idesh, bre’’?! Mos ke humbur gjë këtej apo…? – duke m’u afruar ma zgjati dorën e tijthatanike drejt krahërorit, sakaqndjeva një dhimbje dhe shtërngim të forte në kraharorë, që ma futi drithërrimën sa m’u ndal fryma. Më doli një si oshëtomë: ‘’Ouu ç’më gjeti… Ç’është ky Juda me maskë?! Ç’po ndodhë, xhanëm…kush është ky…?’’Ndërkohë, ky ‘’përbindësh’, po sillej sikur më njihte moti, ndërkohë po ecja bri për bri me të.

Sa kalonte koha, gjithnjë e më shumë po më qartësohej ky zë , veçanërisht kur fytyra e tij u ndriçua ngadrita e një dritareje, drita e së cilës përbirohej pëmes një dritareje shtëpie të vjetër me qerpiç.Sa kalonte koha, gjithnjë e më shumë më bëheshin të qartakëto sytë imët të këtij‘’të panjohuri’’të mistershëm në rrugën ‘’Nikolla Vapcarov’’. Sytë i kishte ngjyrë jeshile dhe i lëviznin në mënyrë të pakontrolluar bashkë me kokën, herë majtas e herë irrotulloheshin pas shpinës së tij, sikur të Janusit mitologjik. Druante se mos e njihtekush. ‘’Po’’!, thashë,këto sy i kam parë ndokund!Po kush duhet të jet se?’’ Në ato çaste plot me misticizëms’po iadilja kursesi ta zgjidhja enigmën, andaj s’po ia ndaja shikimin asnjë çast. Kisha hallin se ishte ndonjë vrasës me pagesë ose ndonjë kleptoman rruge që pristeta humbisja përqendrimin dhe të më grabiste, por shpata e tij e varur prej Don Kishoti në brez me parzmoren qenë shenjat se s’kisha të bëja me një hajdut të rëndomtë e as për një ushtar mesjetar.U përpoqa t’i shmangesha por ai më qe qepur si një dhelpër e uritur para një pule që del nga koçaku në mes të natës e s’e le t’i shpëtojë. Buza e tij e poshtme në çast filloit’i zgjatej si një plastelinë dhe formonte herë pas here një figurë metamorfozmatike në trajtë të shkronjës ‘’s’’, tamam sikur buza e Cufës, djalit të Zenelit, kur bëhej gati t’i vërsulej presë së tij për ta plaçkitur. Po, po, ai i ngjante shumëatijhajdutisa, edhe sot e kësaj dite e kisha të vështirë ta pohoja apo ta mohoja këtë gjë. Më përshkoi tërë trupin një i ftoftë që desh m’u ndal zemra përsëri. Ai belbëzoi diçka të pakuptimtë mes dhëmbëve të tij kalbur që s’arrita gati asnjë fjalë ta kuptoj deri në fund.U përpoqa me finesë ta ‘’joshja’’ duke ia drejtuar herë pas here ndonjë lavdatë bajate e pa krip, pastaj në fund, me arrogancë spiuni, ky maskara shpalosi qëllimin e tij kinse ‘’të rastësishëm’’, por në fakt, shumë shpejtë i erdhi zëri dhe foli me avash dhe ‘’miqësisht’’: – ‘’Unë të njoh moti – filloi të më flasë në një shqipe jevgu Bedinje. – Ik nga këtu se të mori lumi!’’ Në ato çaste s’po kuptoja gjë prej gjëje, bile u bëra gatita grushtoja që ta hiqja qafe këtë të paftuar që po ma rrezikonte jetën. Në një situate të tillë, nxitova ta provoja me të keq ngase s’më kishte mbetur rrugë tjetër përpos ta flakja forcërisht këtë ‘’alien’’ të neveritshëm që më ishte qepur si rriçër bualli kot më kot. Në moment fytyra e këtij ‘’alieni’’ po shndërrohej në një kafkë zvarraniku kuproçesi metamorfozës po e shndërronte në një përbindësh gjigant duke hapur gojën, nga e cila doli një kokë tjetër njeriu, fytyrën e të cilit po e njihja gjithnjë më qartë… ‘’Ooo, qenka ‘’Kara’’i Bedinjës, – ulurita, – ai Inspektori famëkeq që në vitet tetëdhjeta kishte larë lesh mbi shqiptarët e Kumanovës!’’-Hë, Ozon, si je?A po më njeh?  – më pyeti me një zë të akullt dhe ironik.– Edhe po edhe jo… s’jam i sigurtë se ku… Por ama… unë s’e kam emrin ‘’Ozon’’… – Ouu, që kur e ke ndryshuar emrin?!Hahaha… ti për ne je dhe do të jesh Ozoni që i mlidhje shokët si bleta te Garnizoni e doje të bëje ‘’kundërrevulucion’’. – Kurse ti je ai ispektoriqë pije gjak me legen nga torturat që ua bëje shqiptarëve. A ta ka ënda akoma, a?–Am’a ka ëndaaa?! Po ç’është kjo dilemë, ore Ozon… unë jetoj nga ky lëng i kuq si qershi, veçanërisht nga ky i juaji, hahahaaa… Edhe sot do të pi nga ai…edhe sooot… Po, nejse, nejse…si i ke shokët? –Cilët, se kam shumë shokë, gjithandej? –Hë, hë,hë,ata që ua kam shtrydhur testiest me tel bakri, që ikam lënë me nga një vezë koqe! – Mos ndoshta ua ke hëngër, këtë deshte të thuash, ua ke lëpirë, more maskara! Po ik e pirdhu se ta nxorra gabzherrin! … Po më dilte tymi nga trupi saqë mblodha grushtin dhe ia përplasi fytyrës me sa takat që kisha, por për çudi, fytyra e ti as që i lëvizi vendit dhe as ndjente dhimbje, porse vetëm qeshej si ndonjë mostër pa ndjenja e pa shpirt derisau përplasa vetë në tokë nga lodhja.  – Hë, u lodhe? – m’u drejtua kjo monstër me sy hardhuci i cili m’i kishte ngulur thonjët thellë në krahëror dhe trupi im po shtangej dalngadalë. U përpoq t’ia shqepja thonjët, por kot, ato tashmë, ishin ngulitur thellë në venat e trupit si ushujza e pothithnin ngjakun tim të freskët saqë edhe po të doja t’i hiqja e t’i shqepja, s’do të mundesha as me hanxhare ta bëja atë. –Kot mundohesh ta ndalësh gjakëderrdhjen, Ozon, kot! Ajo do të derrdhet e s’ka force kush ta ndalë. Kjo që është e shkruar, ka për të ndodhur…sot! -Çfarë?Pse? Ç’do të ndodhë? – Do të derdhet gjak i ri, Ozon, gjak i njomë që do ta pimë në vend të verës e tërë bota do ta kuptojë se ju s’jeni gjë tjetër përpos teroristë! –Po kush je ti që po paralajmëron këtë gjakderdhje, je njeri a Satanë? – Jam ‘’hija’’ jote dhe të gjithë heretikëve si puna jote.  – ‘’Hija’’ ime?! – pyeta sikur s’po kuptoja gjë prej gjëje. –Hëm, – fytyra e përbindëshit përsëri po kthehej ngadalë në atë të njeriut me puçrra. – dëshiron vërtetë ta dish se kush jam, apo dëshiron ta luash atë të njejtën që luaje në zyrat tona para njëzet viteve? E mban mend si të mbaja pa ujë me ditë të tëra… Ani më kërkoje edhe cigareta se!– Emrin…emrin si e pate? – Emër edhe kam, por avash-avash se do të kujtohem. Dëgjo, ama dëgjo mirë, se do ta them vetëm njëherë këtë…?! – fytyra e tije puçëraftë u shndërrua përsëri në një tjetër surat, kësaj rradhe, në atë të një ujku me qime të zeza e dhëmbë luani, sytë e tij ngadalë po i ngjanin të atij inspektorit famëkeq, Karës të Bedinjës! Po, janë po ata sy e atij gjakëpirrësi i të rinjëve shqiptarë që torturonte me sadizëm vitet tetëdhjeta.‘’Po ç’kërkova aty, dreqi e martë në 5 të mëngjesit se?’’ Po pyesja vetennë atë labirint ornelian. –Ju s’po kuptoni, – m’u drejtua me kërcënim. – Jugosllavija e Titos akoma rron e ne kontrrollojmë edhe paqen edhe luftën. Ju vërtetë jeni bërë miq me Amerikën, por ne lozim edhe me ta edhe me Rusinë! A kuptove se ç’të thash, Ozon?– Orei mallkuar, ore bërllok, – iu kërcënova edhe unë, pa i menduar shumë pasojat… – fol ç’ke për të folur se jam në fund të durimit? Ty dhe bashkëpuntorëve tuaj, të djeshëm a të sotëm, u ka ikur koha?Fol? – Ej, ej, më ngadalë, mos u nxeh kaq shumë. Unë të njoh më mirë se sa ti që njeh vetën tënde?! Di gjithëçka për ty dhe shokët tuaj, bile edhe për ato gjëra që as vetë s’ju ka shkuar mendja…! – Mos more?! Po,ç’je ti,engjëll apo djallë?!…Hë, the që dike shumë për ne, më thuaj, – u përpoqa t’i shmangesha duke bërë një hap në drejtim të kundërt, – më thuaj ç’jeni duke kurdisur në këtë lagje të varfër? –Dale, dale,ku je nisur, prit të të them edhe diçka se kam shumë nevojë për ty? – Të pyeta se ç’po kurdisni në Lagjen e Trimave?– Hahaha, I thoka ‘’Lagja e Trimave’’! Epo mirë, nëse e do ta them troç: Do të derdhet gjaku i juaj sa kjo rrugica me baltë do të mbushet deri në çatitë e shtëpive, po ti mbylle atë muckën tënde se ta mbyllim përgjithmonë!  -Ç’farë?! Do të derdhet gjak… e pse të derdhet?!Ti, ti, po më kërcënon? – Po, por jovetëm kaq, ti e din që shteti ka 1001 mënyra për t’jua mbyllur… Ik tani, ik shporrusa s’kam ndryshuar mendje. Ik se këtu pas pak do bëhet nami, do të marrë vesh e tërë Europa për këtë Lagje! Ore Ozon, meqë ra fjala, akoma po lexon libra?… Po atë de, Borhesin? -po gajasej,sakaq fytyra e tij e shëmtuar u shpërfytyrua e mori ngjyrë korbi. Po e shikoja me trishtim këtë metamorfozë që pësonte fytyra e tij sa ndjeheva se po më pëlciste tëmthi. Nga neveria e kësaj pamjeje groteske tentova t’i shmangesha vjedhurazisa të dilja e të ikja sa më large kësaj lagjeje që po i kanosej tragjedia. Hypa disi në makinë e po largohesha nga ajo rrugicë, sakaq ai vazhdonte të thërriste nga large: ‘’Ik, Ozon, ik… se do t’ju djegim si në Drenicë! A more vesh, more peshk’’! (…)