Mickovski: VMRO do të ngritet në këmbë të forta

0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski ka deklaruar se përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv të partisë që u zgjodh në seancën e sotme të Komitetit Qendror e përbëjnë njerëz të motivuar fuqimisht të cilët do të kenë qasje pozitive në veprimin e partisë.
“Bëhet fjalë për individ të motivuar fuqimisht, njerëz që pjesën më të madhe të jetës e kanë kaluar në strukturat partiake dhe politikanë me përvojë, kështu që në periudhën që pason, jam i bindur se VMRO-DPME të ngritet në këmbë të shëndosh dhe do të mund që të siguroj zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ta formojë qeverinë e re në Maqedoni”, ka deklaruar Mickovski, përcjell SHENJA.
Ai ka informuar se Komiteti Qendror në të cilin kanë marrë pjesë 115 nga 135 anëtarët, pothuajse njëzëri kanë zgjedhur Komitetin Ekzekutiv, i cili fillimisht numëron 26 anëtarë por që ky numër pritet të rritet.

Komentet

komentet