Milaim Zeka kundër PAN-it, merr pjesë në seancë (VIDEO)

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka dalë kundër një vendimi të koalicionit PAN, ku bën pjesë edhe ai, duke marrë pjesë në seancën e sotme, njofton Klan Kosova.

“Unë jam deputet, nuk jam numër, unë e me aq sa di edhe Nisma nuk ka marrëveshje me asnjë parti, se a do të marrim apo nuk do të marrim pjesë në seancë”.

“Logjika e bojkotit është e dënueshme, e patolerueshme, dhe nuk mund të sillemi, as PAN-i, as LDK as Vetevendosja me logjikën e inatit ballkabik që me i blloku proceset”.

“Do të marrë pjesë në seancë dhe bëj ftersë të gjitha partive që të ulem dhe të bisedojmë”, ka thënë Zeka para deputetëve në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk ka informatë për pjesëmarrjen e PAN-it në seancë.

“S’kam informatë. Kryetari i partisë time, Fatmnir LImaj më thotë që vendimet, deputeti i merr të pavarura”.

Në ndërkohë PAN-i ka bërë të ditur qysh dje se nuk marrin pjesë në seancën e sotme konstituive.

Comments

comments