Milan arrin marrëveshje me lojtarin e 11, super sulmues

Milan ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Fiorentinas, Nikola Kalinic

Drejtuesit e Milanit deh sulmuesi kroat i Fiorentinas, Nikol Kalinic kanë arritur marrëveshje, por jo edhe të dy skuadrat.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Kalinic ka arritur marrëveshje katër vjeçare me Milanin, ku do të përfitojë nga 3 milionë euro në sezon.

Por, Fiorentina nuk ka pranuar ende ofertën prej 25 milionë eurove të Milanit, pasi kërkon edhe pesë të tjera më shumë.

Pavarësisht këtij transferimi, sipas gazetës italiane ende prioritet kryesor i Milanit mbetet sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Në listën e milanezëve janë edhe Diego Costa i Chelseat dhe Andrea Belotti i Torinos. /Express/

Comments

comments