Milloshev: Po vdesin foshnje, ndërsa për 540 milion denar buxheti i shëndetësisë...

Milloshev: Po vdesin foshnje, ndërsa për 540 milion denar buxheti i shëndetësisë shkurtohet

Rebalanci më i ri i buxhetit është edhe një vërtetim se për VMRO-DPMNE-në shumë më me rëndësi janë provizionet dhe bizneset nga fasadat barok sesa shëndeti i njerëzve, reagoi në pres konferencë, Vladimir Milloshev, kryetar i LSDM-së Shtip dhe anëtar i Komisionit për shëndetësi në LSDM, transmeton TetovaSot.

“Po vdesin foshnje dhe gra shtatzëna, ndërsa 540 milion denar është shkurtuar buxheti i shëndetësisë. Për shëndetin e njerëzve, qeveria kriminale nuk ka para. Por ka para për përmendore dhe barok.

Edhe përskaj asaj që muajt e fundit shëndetësia u trondit nga kriza e insulinës, qeveria e VMRO-DPMNE-së vendosi që të shkurtoj 90 milion denar shtesë nga pacientët e varur nga insulina. Golgota e pacientëve me sëmundjen e sheqerit do të thellohet”, deklaroi ndërmjet tjerash Milloshev.