Milloshoski reagon ashpër kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve

Ligjin të cilin LSDM-ja dhe partitë shqiptare e kanë propozuar, në këtë formë siç është, vendin do ta çojë në dygjuhësi të plotë, gjë që do të shkaktojë më vonë edhe federalizimin e Republikës së Maqedonisë. Ky ligj nuk është kushtetues, kështu është shprehur, sot, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive etnike, ku po diskutohet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ai poashtu ka përkujtuar se politikanët shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Arben Xhaferi, pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë, kanë deklaruar se ata nuk arritën të bëjnë dygjuhësinë, sepse nuk mundën që ta ndryshojnë kushtetutën.

Milloshoski, gjithashtu ka tentuar që t’i bindë deputetët se dygjuhësia do të rrisë mosbesimin mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe do të rriste edhe diskriminimin midis komuniteteve më të vogla etnike.

Deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së ka thënë se ky ligj nuk është marrëveshje në mes të maqedonasve, shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike në Maqedoni, por thjesht një marrëveshje midis LSDM-së dhe BDI-së të cilët duan para zgjedhjeve t’i mbulojnë dështimet e BDI-së nga vitet e kaluara dhe duan që ligji të shërbejë si kompensim për këtë, duke u mbyllur sytë qytetarëve shqiptarë të pakënaqu

 

Comments

comments