Minsitria e kulturës në Maqedoni ndanë mjete nënçmuese për shqiptarët. Ja reagimi

0

Shtëpia botuese VOKA 4 e themeluar në vitin 1993 është një ndër shtëpitë e para më prestigjioze e letërsisë për fëmijë në Maqedoni. Nga rezultatet e shpallura Shtëpia botuese VOKA 4 ka konkuruar me 10 libra dhe 3 revista mujore për fëmijë, ndërkaq nga kjo Ministri u përkrahën 3 libra me shuma qesharake 50 dhe 60 mijë denarë dhe 3 revista nga 6 numra me nga 12 dhe 15 mijë denarë për numër.

Si shtëpi botuese e shohim si të paarsyeshme këtë ndarje nënçmuese dhe tendencioze nga Komisioni për botime. Vetë fakti që revistat tona deri më tani kanë arritur tirazhin prej 2 milionësh, tregon faktin që ne jemi kampion të letërsisë për fëmijë në Maqedoni.
E kjo, nënkupton që pakënaqësia jonë ndaj kësaj ndarje të padrejët dhe tendencioze është në dëm të letërsisë për fëmijë dhe letërsisë shqiptare në përgjithësi.

Duke pasur parasysh që prioritet i Minsitrisë gjithmonë ka qenë përkrahja finaciare botuesve dhe autorëve të dëshmuar, në ndarjen e shumtë të veprave të kaluara sivjet, mendojmë që është bërë një mospërfillje totale pikërisht ndaj botuesve dhe autorëve të mirëfilltë.

Janë të përkahura libra me shumë nga 150, 200 dhe 250 mijë denarë që ndoshta nuk kanë lidhje me letërsinë, ndërkaq maja e letërsisë për fëmijë Agim Deva përkrahet me një shumë qesharake me 50 mijë denarë. Ku është ndarja e drejtë dhe e mirëfilltë ndaj botuesve dhe autorëve të mirëfilltë në këtë lloj ndarjesh të padrejtë nga Ministria?!…

Komentet

komentet