Miqtë e Taulant Ballës të dalë nga burgu, kërcënojnë dhe gjakosin biznesmenin

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur ditën e sotme duke denoncuar, sipas tij, miq të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballës, se kanë dhunuar një biznesmen.

Në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se dy persona të sapodalë nga burgu kanë rrahur dhe kërcënuar një biznesmen për t’i marrë atij tenderin e shfrytëzimit të minierave.

Reagimi i Berishës

Ja sesi banditet e pushtetit fitojne tenderat me qyte te revoles!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

“Doktor te pershendes! Parmbreme miqte e Taulant Balles, Leonard Llapushi nga Prrenjasi i dale nga burgu para zgjedhjeve dhe Fadil Ternava nga Bulqiza edhe ky i dale nga burgu para ca vitesh i denuar per vrasje, kercenojne dhe godasin duke gjakosur me qyte pistolete biznesmenin Gezim Balla, per ti marre ketij te fundit tenderin per shfrytezimin e mineralit ne zonen e Katjelit, tashme te fituar nga ky.”

 

 

Comments

comments