Misioni i rrezikshëm i Tornadove RAF mbi Siri, raketat speciale që u përdorën

0

Ekuipazhet e avionëve luftarakë RAF të përfshirë në sulmet ajrore mbi objektet e armëve kimike në Siri ishin përgatitur mirë për këtë operacion. Për tre vitet e fundit ata kanë kryer rregullisht bombardime kundër grupit të njohur si Shteti Islamik në Irak dhe në Siri, njofton BBC.

Për këtë ata kanë qënë në gjendje të fluturojnë direkt mbi objektivat në hapësirë ajore duke lëshuar bombat Paveway ose duke hedhur raketat e tyre më të vogla Brimstone.

Por këtë herë ka pasur rreziqe më të mëdha. Ndryshe nga ISIS, si regjimi sirian dhe aleati i tij Rusia, i kanë sofistikuar mbrojtjen ajrore. Nëse avionët Tornado RAF fluturuan direkt sipër objektivave, atyre iu shtua rreziku se edhe vetë mund të ishin vënë në shënjestër.

Kjo ishte arsyeja pse ata përdorën raketat e tyre Stormdshadow. Këto armë mund të programoheshin. Ato përdorin hartën GPS për të gjetur objektivin dhe kanë një rreze deri në 300 milje. Tornadot RAF mund të mbartin deri në dy raketa Stormshadow.

Stormshadow u përdor për herë të parë gjatë pushtimit të Irakut në 2003. Ato u hodhën gjatë fushatës për të larguar Gaddafin nga Libia dhe në ndonjë rast të rrallë kundër ISIS. Gjatësia e tyre është 5 m, pesha 1300 kg dhe shpejtësia e fluturimit 1000 km/h.

Këtë raketë është vështirë për ta rrëzuar. Sapo hidhet nga Tornado, ajo fluturon ulët. Kur i afrohet objektivit, bën një “zhytje” përfundimtare për të depërtuar në objektiv, para se ta lëshojë kokën kryesore.

Në të kaluarën ajo u përdor për të goditur objekte të vështirë, si për shembull bunkerë betoni. Objektivi kësaj radhe ishte një uzinë armësh kimike 15 milje larg Homs.

Komentet

komentet