Mjekët dhe pacientët e klinikave nuk e duan ministrin e ri Filipçe, lavdërojnë Taravarin! (FOTO)

0
7

Mjekë dhe pacientë të Klinikave të Shkupit kanë shpërthyer në akuza ndaj ministrit të ri të shëndetësisë, Venko Filipçe, duke e konsideruar njeri të paaftë, që sillet si një diktator dhe që nuk po arrin të sigurojë nevojat për insulinë apo ilaçe të tjera të nevojshme për pacientët, shkruan portali Dokaz.

Kjo revoltë ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku mjekë të punësuar thonë se ministri Filipçe ka aplikuar diktaturë, askush nuk guxon të ankohet dhe ti thotë diçka, transmeton INA.

Por ky shqetësim është paraqitur edhe nga pacientë, të cilët thonë se për çdo shqetësim kanë mundur të marrin në telefon ministrin Taravarin, i cili i ka dalur në ndihmë, edhe në kohë të ndryshme. (INA)

Comments

comments