Mjekët ikin nga Kumanova, nuk ka paga dhe kushte!

Mjekët ikin nga Kumanova, nuk ka paga dhe kushte!

Rreth 700 mjek të rinj të pakënaqur nga paga kanë braktisur profesionin e tyre në Maqedoninë dhe ia kanë mësy Evropës për një jetë dhe standard më të mirë.

Kështu deklaroi Simon Siljanovski, kryetar nderi i Sindikatës së shëndetësisë në Maqedoni, sipas të cilit ky trend i largimit nga vendi i mjekëve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Sigurisht tërhiqen nga kushtet e punës që gjithsesi janë më të mira atje. Kanë kushte të mrekullueshme që i ka krijuar shteti dhe atë që ua ofrojnë si të ardhura personale. Dallimi në rroga, për shembull në Kuvajtin evropian, pra në Norvegji dhe Maqedoni është qesharake. Rroga jonë mujore është sa ajo e tyre ditore”., deklaroi Simon Siljanovski, kryetarë nderi i Sindikatës së shëndetësisë së Maqedonisë.

Edhe nga Kumanova janë larguar mjekë për në vendet e huaja, njofton agjencia e lajmeve INA.

Gjatë dy viteve të fundit nga Spitali i Kumanovës janë larguar 24 mjekë specialistë të fushave të ndryshme, të cilët ia kanë mësy shteteve të Evropës perëndimore pas një jete më të mirë. Andaj, është evident deficiti i kuadrove të specializuara në këtë spital.

Nga Sindikata e Shëndetësisë alarmojnë edhe për një rrezik tjetër në fushën e shëndetësisë. Sipas tyre largimi i mjekëve të rinj do të pamundësoj zëvendësimin specialistëve të cilët janë para pensionit. (INA)