Mos u gaboni, Rusia është ende lider botëror në hapësirë

0

Rusia dhe e gjithë bota e festojnë ditën e kozmonautikës, më 12 prill. Janë bërë 50 vjet që nga misioni i parë hapësinor. Rusia është ende lider në këtë fushë megjithëse nuk e ka në plan të ndalet në këtë pikë.Eksplorimi i hënës, udhëtimet për turistë dhe gjëra të tjera janë në perspektivë.Rusia ishte vendi i parë që e pushtoi hapësirën, si BRSS. Dekada të tëra kanë kaluar që nga ajo kohë. Qëllimi global i këtij shekulli është të dërgoj njeriun në Mars dhe të eksplorojë më tej hënën. Në Rusi, njëra arritje do të bëhet me ndihmën e tjetrës. Një mision për në hënë është planifikuar të bëhet vitin e ardhshëm. Ai mision do të përfshijë një stacion të automatizuar që është zhvilluar në bashkëpunim me Agjencionin Hapësinor Evropian, shkruan Periskopi.

Në vitet e ardhshme, misione me njerëz në to do të zbarkojnë në pole hënore. Kjo përvojë do të jetë ndihmuese në kolonizimin e Marsit, që do të bëhet më vonë.Igor Komarov, drejtor i Roscosmos ka thënë: “Ka një sekuencë hap pas hapi, nga më e lehta te më e vështira, nga më e thjeshta dhe e provueshmje te gjërat që kërkojnë teknologji të avancuar e që do të duhet kohë ende të zhvillohen. Të bësh hapa të foshnjeve është një logjikë që e kuptojmë, që e bëjmë në shumë fusha të jetës. E dimë se rreth një vit më parë ata vendosën të shkonin në hënë. Marsi është hapi i parë, por hëna është qëllimi final.”

Duhen rreth 3 ditë që të arrihet në hënë dhe gati 6 muaj që të shkohet në planetin e kuq. Kjo është arsyeja pse zbarkimi në Mars do të ndodhë më vonë – transmeton PeriskopiPara se planeti të eksplorohet gjerësisht, Rusia do të dërgojë disa misione të ndryshme të pajisura mirë. Së fundi, teste të suksesshme janë bërë në një parashutë të re të cilat do të ndihmojnë për të mbajtur pajisjet shkencore në hapësirën e Marsit.Shumë njerëz duan të fluturojnë drejt yjeve, dhe shumë shpejt kjo ëndërr do të bëhet realitet. Rusia është e përkushtuar në zhvillimin e turizmit ajror. Fluturimet e para pritet të ndërmerren më 2025. Deri më 2030, planifikohet që të dërgohen nga 700 njerëz në vit për të populluar Marsin. Çmimi i biletës do të jetë 200 mijë dollarë.

Raketat hapësinore për turistë do të prodhohen gati pa asnjë pjesë të importuar nga vendet e huaja, raporton Vesti. Rusia thuhet që i ka investuar 200 milionë dollarë në këtë projekt. /Periskopi