Moti i keq, 70 kamionë të bllokuar në kufirin Maqedoni-Greqi

Moti i keq, 70 kamionë të bllokuar në kufirin Maqedoni-Greqi

Rreth 70 automjete transportuese presin hyrje nga Maqedonia në Greqi në vendkalimin kufitar Evzoni. Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe gjendjes së rrugës, prej orës dy të mëngjesit atyre nuk u është lejuar ta kalojnë kufirin.

Siç kumtoi MPB-ja maqedonase, sot në mëngjes është realizuar kontakt mes udhëheqësve të turnit në Stacionin policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë me udhëheqësin e turnit në vendkalimin kufitar Evzoni lidhur me ngecjen.

“Nga ana e nëpunësve policorë grekë është marrë njoftim se nga ora 2:00 nuk u lejohet automjeteve të rënda transportuese të hyjnë në Greqi për shkak kushteve të këqija të motit dhe gjendjes së rrugë” qëndron në kumtesën e MPB-së.