Moti sot deri në 35 gradë Celsius

Moti parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura mbimesatare ditore në shumë vende të shtetit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 35 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 7.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 35 gradë Celsius.

Nën ndikimin e valës së lagësht, pasdite duke filluar nga perëndimi vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës dhe të martën paradite sërish në shumë vende do të ketë reshje të përmbytshme dhe bubullima. Lokalisht pritet që proceset të jenë edhe më intensiv, sidomos në pjesën perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e përforcuar jugore.

Në ditët të vijim do të mbizotërojë mot stabil. Nga e enjtja temperaturat ditore do të jenë në rritje të vazhdueshme. Pak më freskët do të jetë të martën dhe të mërkurën.

Comments

comments