Mrekullia e Zotit, pa kaluar java, Ziadin Sela shfaqet pa asnjë hematomë...

Mrekullia e Zotit, pa kaluar java, Ziadin Sela shfaqet pa asnjë hematomë nga sulmi brutal (Video)

Janë publikuar edhe pamjet e para të liderit të Lr – PDSH, Ziadin Sela pas lirimit nga spitali. Shumë komentues janë shprehur të ngazëllyer dhe kanë shkruar se një gjë e tillë është mrekulli e Zotit.

“Kur Zoti don, bën mrekulli! Pa kaluar as një javë nga sulmi ku mund ta humbiste jetën sipas dëshmitarëve okularë, sot ai u shfaq pa asnjë hematomë apo shenjë nga sulmi. Sigurisht që kanë ndihmuar edhe lutjet e shumta, pos porfesionalizmit të mjekëve. Dhashtë Zoti mos u përsëritshin kurrë ngjarje të tilla”, janë disa nga komentet dhe reagimet e shumta që i dëshirojnë mirëseardhje Ziadin Seles dhe suksese në angazhimet e mëtutjeshme,  shkruan sakte.

Përndryshe, ka pasur dhe vazhdojnë reagime të shumta lidhur me zhvillimet e fundit në Parlamentin e Maqedonisë ku u sulmuan ashpër dhe u rrezikua jeta deputetëve nga ana e huliganëve maqedonas.