“Murder Ballads” – koncert i Filarmonisë për Ditën e të dashuruarve

0

“Murder Ballads”, sipas albumit të Nik Kejv, është titulluar koncerti i sontëm i Filarmonisë së Maqedonisë për Ditën e të dashuruarve.

Programi i koncertit, të cilin do ta udhëheq dirigjenti Xhihan Emin, është zgjedhur nga ekipi i producentëve të Filarmonisë.

Koncerti “Murder Ballads” do të ofrojë muzikë të artistëve ose bandeve inspiruese, secili me fizionomi autentike kreative, ndërsa të gjithë ata, theksojnë organizatorët, gjatë jetës së tyre fitojnë status kult: Leonardo Koen, Bob Dillan, Nik Kejv, Lu Rid, Tom Ueits, Xhoni Kesh, Nensi Sinatra …, grupet “Portis’hed” dhe “Masiv Atak”. /Zhurnal/

Komentet

komentet