Muzeu i Natyrës, për herë të parë ekspozohet një skelet balene

Sa shpesh ndodh të shohësh një skelet balene prej vërteti? Vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës, në hollin e Muzeut të Shkencave të Natyrës ndodhet skeleti gjigand i një balene mesdhetare. Historia e saj daton në vitin e largët të 1963 kur ushtria shqiptare e qëlloi duke e pandehur një nëndetëse të ish Bashkimit Sovjetik.

Kjo dëshmi tragjikomike e Luftës së Ftohtë do ta rendiste pavionin shqiptar ndër 5 më të mirët e edicionit të 56 të Bienales së Venecias.

Po pavioni i kafshëve ujorë është vetëm njëri nga 7 të tillë që ndodhen në 2 katet e Muzeut të Shkencave Natyrore. Report Tv pati akses ekskluziv të njihej nga afër me një histori ekzemplarësh të koleksionuara nga viti 1900.

Muzeu i Shkencave të Natyrës i ngritur në 1948 përfaqëson një pasuri të rrallë kombëtare me vlera shkencore dhe kulturore.

Sot do të keni mundësinë të ndiqni një reportazh që ju prezanton një larmi nga fauna tokësore, detare, e lumenjëve dhe ujërave te mjelmëta, kafshë që nga koralet mahnitës shumënngjyrësh të ngulur e të palëvizshme deri guaskat e Oqeanit Indian.

balena

(Fotografi e skeletit të balenës në muze)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

Comments

comments